
Pensionistët në Universitet! Jo provime, por leksione. Të moshuarit do të punësohen dhe stimulohen me bonuse
06/06 19:45
Një virus ngjitës me origjinë virale ka prekur disa nga fermat në Postribë të Shkodrës, duke shkaktuar ngordhjen e disa krerëve bagëti. Sëmundja është përhapur edhe te dhitë e fermerit Zamir Milani.
Fermeri thotë se virusi ka prekur edhe fermat e tjera, madje paralajmëron se nëse nuk do të ketë kontrolle, ato bagëti mund të dalin në treg për shitje.
Sipas Shërbimit Veterinar në Shkodër, ka dyshime për tre sëmundje, por përgjigjet zyrtare do të dalin pas analizave të kryera.
Autoritetet u bëjnë thirrje fermerëve të jenë të kujdesshëm dhe të raportojnë çdo rast të ngjashëm, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit.
Top Channel