Një ditë para gjykimit paraprak, Veliaj refuzon avokaten falas: Nuk e njeh dosjen, s’mund të flasë në emrin tim 01/02 11:28
Partia Lëvizja e Legalitetit, e cila ka garuar në koalicion me Partinë Demokratike në 11 Maj, kërkon rinumërimin e votave në qarkun e Durrësit.
Kjo kërkesë e PLL vjen në mbështetje të kërkesës së kandidatit Aulon Kalaja, i cili në këto zgjedhje rezulton se është propozuar si kandidat nga ky subjekti zgjedhor.
Më herët KAS rrëzoi kërkesën e Ballit Kombëtar për rinumërim të votave me arsyetim se një kërkesë e tillë bëhet vetëm nga subjektet zgjedhore dhe jo nga kandidatët.
Balli Kombëtar në kërkesën e tij ankimore pretendonte për parregullsi në numërim të votave të kandidatëve të opozitës në qarkun Durrës, ndër to është Aulon Kalaja.
Top Channel