Lamtumira për priftin në Korçë, pak ditë më parë pësoi lëndime të rënda pas rrëzimit nga çatia e një kishe

03/06/2025 16:16

Komuniteti i besimtarëve të Kishës Ortodokse, familjarë e miq, i dhanë sot lamtumirën e fundit priftit Kristaq Viso i cili humbi jetën pasi u rrëzua nga çatia e Kishës së Shën Triadhës.

Nga kisha e Çifligut ku u mbajt shërbesa mortore për Atë Vison, Kryepeshkopi Joan Pelushi, në fjalën e tij, theksoi devotshmërinë dhe gatishmërinë e pafundme të priftit Kristaq Viso.

Atë Kristaq Mërtiri, mik i ngushtë i At Kristaq Viso, ndau momentet e fundit të jetës së priftit duke rrëfyer se ngjarja tragjike ndodhi gjatë një pune vullnetare në çatinë e një kishe, ku po përgatiteshin materiale për restaurimin e manastirit të Çifligut.

Prifti Kristaq Viso ndërroi jetë mëngjesin e djeshëm, pas disa ditëve në gjendje të rëndë në spitalin e Tiranës për shkak të dëmtimeve në kokë dhe trup të marra nga rrëzimi i tij nga çatia e kishës së Shën Triadhës në Korçë

Top Channel