“Grupi drejtohej nga shqiptarë”/ Kryeprokurori i Finlandës jep detaje nga operacioni antidrogë: Hetimi nisi dy vite më parë

03/06/2025 12:44

Prokuroria e Posaçme e SPAK ka zhvilluar një operacion të përbashkët me autoritetet finlandeze, për goditjen e një grupi kriminal në fushën e lëndëve narkotikëve.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp, kryeprokurori i Finlandës tha se hetimi ka nisu dy vite me parë, ndërsa ka rezultuar se drejtuesit kryesor të këtij grupi, ishin shtetas shqiptare.

Lidhur me këtë operacion janë sekuestruar sasi të mëdha droge, ndërsa në Finlandë janë arrestuar 55 persona.

Dy vite më parë u ndërmor një hetim në shkallë të gjerë në Finlandë me arrestimin e 55 shtetasve. Nga sasia totale e lëndës narkotike të sekuestruar, 10 kg kokainë, 100 kg marijuanë. Nga hetimi i ndërmarrë në Finlandë rezultoi se drejtuesit kryesor ishin shtetas që vepronin nga Shqipëria”-u shpreh kryeprokurori.

 

Top Channel