Aksion i madh i SPAK, shkatërrohet grupi kriminal i drogës, arrestime me letërporosi nga Finlanda! Sekuestrohen 300 kg drogë
03/06/2025 12:36
SPAK dhe policia e shtetit kanë zhvilluar një operacion në mbarë vendin, si rezultat kanë kryer disa arrestime, me letërporosi nga Finlanda.
Nga ky aksion është goditur një grup kriminal i trafikut te drogës, ku janë sekuestruar 300 kg drogë.
Sipas autoriteteve të Finlandës, ky shtet ka nisur një aksion antidrogë dy vite më parë për shkatërrimin e një grupi të gjerë trafikantësh që vepronin në disa shtete.
Në një deklaratë të përbashkët për media, prokurori finlandez tha se drejtuesit e kryesorë të trafikut ishin shqiptarë që vepronin nga Shqipëria.
Top Channel