Zelensky paralajmëron: Putin nuk do të vendosë nëse Ukraina do t’i bashkohet NATO-s!

02/06/2025 17:47

Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se Vladimir Putin nuk do të vendosë nëse Ukraina do të jetë në gjendje t’i bashkohet NATO-s.

Në një postim në X, udhëheqësi ukrainas theksoi se presidenti rus “nuk duhet të marrë asgjë që do të justifikonte agresionin e tij”.

“Çdo shpërblim do t’i tregonte atij vetëm se lufta ia vlen”, shkruan presidenti i Ukrainws.

Ai konfirmoi se si delegacioni ukrainas ashtu edhe ai rus kishin shkëmbyer dokumente përmes palës turke dhe se po përgatitnin gjithashtu një lirim të ri të të burgosurve të luftës.

Duke folur për mundësinë e anëtarësimit të Ukrainës në NATO, ai tha se kjo nuk mund të diktohet nga Putini, duke shtuar: “Vendimet janë për Evropën, jo për Putinin”.

 

 

Top Channel