Stuhia Benjamin përshkon Evropën Perëndimore/ Përmbytje, dëme të shumta dhe një vdekje në Korsikë 24/10 22:54
Të paktën 11 persona u plagosën me thikë në një strehimore në Salem të Oregonit në SHBA.
Autori i dyshuar i ngjarjes është arrestuar nga autoritetet amerikane, ndërsa ende nuk dihet motivi i krimit.
Incidenti i përgjakshëm ndodhi rreth orës 19:15 të së dielës në një strukturë të drejtuar nga organizata Union Gospel Mission, e cila ndihmon “burrat, gratë dhe fëmijët të çlirohen nga mungesa e strehimit” nëpërmjet Krishterimit.
NBC News raporton se autori i sulmit e kishte kaluar natën e së shtunës në ndërtesë, por besohet se ishte i ri në të . Me sa duket, ai do të qëndronte edhe për natën e dytë dhe po përgatitej t’ia dorëzonte sendet e tij stafit kur u përfshi në një grindje.
Top Channel