
Qyteti ynë sikur po përjeton një rikthim të fuqishëm të nostalgjisë.
Në çdo cep ndihen ritmet e së shkuarës, qoftë në kafenetë me arredim retro, në vitrinat me libra të përdorur, apo në tendencën e gjithnjë më të madhe për të zgjedhur rroba, mobilie e madje edhe pajisje që na kujtojnë vitet ‘70, ‘80 apo ‘90. Ky kthim pas në kohë nuk është thjesht estetik. Për shumë të rinj në kryeqytet, nostalgjia është kthyer në një mënyrë për të gjetur ritëm, ndjesi dhe autenticitet në përditshmëri.
Moda vintage, kamerat me film dhe aksesorët e frymëzuar nga e kaluara janë më të pranishëm se kurrë më parë. Në një epokë ku gjithçka është e menjëhershme, e digjitalizuar dhe e ndarë në rrjete sociale, kthimi te objektet e prekshme, materialet e qëndrueshme dhe përjetimet më të thella është bërë një lloj rezistence kulturore.
Por ky rikthim nuk do të thotë domosdoshmërisht të heqësh dorë nga risitë. Përkundrazi, nostalgjia në Tiranën e sotme ndërthuret natyrshëm me teknologjinë moderne. Një shembull i qartë i kësaj është mënyra si po ndryshon përvoja e duhanpirjes tek të rriturit. Teksa gjenerata e re e të rriturve duhanpirës vazhdon të kërkojë alternativa më të pastra dhe më të mira, pajisje si IQOS po shfaqen si zgjedhje gjithnjë e më të natyrshme.
IQOS nuk prodhon tym, nuk djeg duhanin dhe nuk lë pas aroma të rënda. Ajo çfarë ruan është vetë momenti, rituali, zakoni, për të gjithë ata të rritur duhanpirës që zgjedhin të mos e lënë duhanpirjen. Është një alternative sesi mund të gjesh një formë të re që reflekton zgjedhjet e reja.
Për shumëkënd, kjo është një mënyrë për të jetuar më ngadalë, me më shumë ndjesi. Për të zgjedhur me kujdes çfarë konsumon, si vishesh, si komunikon, çfarë dëgjon, madje edhe si bën zgjedhjet për të ndryshuar zakonet e dëmshme, në zakone më të mira, më pak të dëmshme. Në këtë mes, nostalgjia nuk është vetëm modë, ajo kthehet në një kërkim i përhershëm për inovacionin. Dhe Tirana, duket se e ka gjetur.
Promo Article
Top Channel