Berisha paraqitet në SPAK për masën e sigurisë ndaj tij dhe sulmon Dumanin e Gjokën: Bëjnë pazare me Ramën e bandat

02/06/2025 10:30

Kreu i PD, Sali Berisha, është paraqitur këtë të hënë në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë ndaj tij.

Pas dalje nga ky institucion, Berisha foli para mediave dhe bëri sulme ndaj kreut të SPAK Altin Dumani, duke thënë se është i lidhur me banda kriminale.

Sulmet i ka vijuar edhe ndaj gjyqtares Irena Gjokës, duke thënë se ka mashtruar përmes një kontrate që e quan ‘të çuditshme’.

Sipas Berishës, Gjoka ka paraqitur një kontratë të firmosur në vitin 1996 dhe të lidhur sipas një Kodi Civil të miratuar në vitin 2015, e cila është pa noter.

“Këta janë shërbëtorë që nuk kanë ligj as moral, të cilët natyrisht nuk them për të gjithë, por Dumani me disa tipa të tjerë këtu, të cilët bëjnë pazare me Ramën dhe krimin çdo ditë.

Por çështja e dytë që desha të paraqes me dokumente është Irena me 5 mbiemra. Paraqet një kontratë të firmosur në vitin 1996 dhe të lidhur sipas një Kodi Civil të miratuar në vitin 2015. Kontrata është pa noter. Dhe ky dokument është pranuar”, tha Berisha.

Top Channel