Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur me ceremoni shtetërore, kreun e shtetit Antigua dhe Barbuda, guvernatorin e përgjithshëm, Rodney Williams.

Guvernatori i përgjithshëm Rodney Williams dhe Zonja e parë Lady Sandra Williams ndodhen për vizitë në Kosovë me ftesë të presidentes Vjosa Osmani.

Williams do të jetë pjesëmarrës i Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, organizuar nën udhëheqjen e presidentes Osmani.

Antigua dhe Barbuda janë shtet i Karaibeve në Amerikën Qendrore. Ky shtet ka njohur pavarësinë e Kosovës në muajin maj të vitit 2015.

Top Channel