Veliaj: Rehabilitimi i lumit të Tiranës shpëtoi dhjetëra familje nga përmbytjet

31/05/2025 15:54

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përmes një postimi në rrjete sociale deklaron se falë punës së jashtëzakonshme për rehabilitimin e skarpateve të lumit të Tiranës, janë shmangur përmbytjet në Njësitë 4, 8, 9 dhe 11, duke shpëtuar dhjetëra familje.

Ky investim siç thekson Veliaj ka rritur vlerën e pronës në zonë.

“Dje lumi i Tiranës merrte përpara ç’të gjente në  Njësitë 4, 8, 9 dhe 11, aq sa uji përmbyste edhe shtëpitë e Rr. “Siri Kodra”. Sot i kemi harruar ato pamje, falë punës së jashtëzakonshme që kemi bërë për rehabilitimin e skarpateve të lumit, duke larguar çdo ndërtesë pa leje brenda shtratit të lumit, për t’i dhënë Tiranës një super investim që ka shpëtuar nga përmbytja dhjetëra familje, por edhe i ka shtuar vlerën e pronës”, shkruan ai.

Top Channel