
04/06 23:05
Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite ka shtyrë një udhëtim të planifikuar në Bregun Perëndimor pasi Izraeli e bllokoi atë, sipas Reuters.
Princi Faisal bin Farhan Al Saud, do të vizitonte Ramallahun nesër me ftesë të Autoritetit Palestinez, i cili qeveris pjesë të Bregut Perëndimor të pushtuar nga Izraeli.
Takimi duhej të mblidhte delegacione nga Jordania, Egjipti, Arabia Saudite, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për të diskutuar krijimin e një shteti palestinez.
Por Izraeli ka bllokuar hyrjen e ministrave arabë në Bregun Perëndimor, duke e quajtur takimin e propozuar “provokues”.
Al Saud është ministri i parë që konfirmon se do ta shtyjë udhëtimin pas ndërhyrjes izraelite për të parandaluar takimin.
Top Channel