“Kina po ‘bën prova’ për pushtimin e Tajvanit”, sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së: Kërcenimi që paraqet Pekini është real dhe i afërt

31/05/2025 10:53

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, tha të martën se ushtria kineze po “bën prova” për një pushtim të Tajvanit, pasi Pekini ka shtuar ushtrimet ushtarake rreth ishullit, të cilin e konsideron një provincë kineze.

“Fakti që Xi  ka urdhëruar ushtrinë e tij të ketë aftësinë për të pushtuar Tajvanin deri në vitin 2027 është i njohur publikisht. Ushtria Çlirimtare Popullore po rrit aftësitë e saj për këtë qëllim dhe po stërvitet çdo ditë, para se të ndërmarrë veprime”, tha Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, i cili foli në e Dialogun e Shangri-La në Singapor, forumi kryesor për sigurinë dhe mbrojtjen në rajonin e Azisë.

“Kërcënimi që paraqet Kina është real dhe mund të jetë i afërt”, tha ministri, duke këmbëngulur se Pekini dëshiron të dominojë dhe kontrollojë të gjithë rajonin.

Pete Hegseth u bëri thirrje sot aleatëve të SHBA-së në rajonin e Azisë që të rrisin me shpejtësi shpenzimet e tyre ushtarake.

“Aleatët e SHBA-së në Indo-Paqësor mund dhe duhet të rrisin me shpejtësi mjetet e tyre të mbrojtjes”, theksoi ai, duke nënvizuar se “parandalimi nuk është i lirë”.

Hegseth tha se SHBA-të ishin “këtu për të qëndruar” në rajonin e Azi-Paqësorit, “teatrin prioritar” të Uashingtonit në shkallë globale.

“Amerika është krenare që po kthehet në Indo-Paqësor dhe ne jemi këtu për të qëndruar”, siguroi ai.

Top Channel