Plani i SHBA-së për armëpushim në Gaza, reagon Hamasi: Nuk përmbush kërkesat tona kryesore!

30/05/2025 11:06

Plani amerikan për armëpushim në Gaza nuk arrin të përmbushë kërkesat tonë thelbësore, është shprehur grupi militant Hamas për BBC-në.

Shtëpia e Bardhë tha të enjten se Izraeli kishte “miratuar” planin e të dërguarit amerikan Steve Witkoff dhe se po pret një përgjigje zyrtare nga Hamasi.

Mediat izraelite cituan zyrtarë izraelitë të kenë thënë se Hamasi do të dorëzonte 10 pengje të gjallë dhe trupat e 18 pengjeve të vdekur në dy faza, në këmbim të një armëpushimi 60-ditor dhe lirimit të të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite.

Por, njw zyrtar i lartë i Hamasit i tha BBC-së se propozimi nuk i plotëson kërkesat thelbësore, përfshirë përfundimin e luftës, dhe se do të përgjigjet në kohën e duhur.

Qeveria izraelite nuk ka komentuar, por thuhet se kryeministri Benjamin Netanyahu u tha familjeve të pengjeve të enjten se e pranonte planin e Witkoff.

Top Channel