Aulon Kalaja depoziton kërkesën në KQZ, kërkon rinumërim në Durrës: Kishte trafikim votash, dyshojmë për…

30/05/2025 09:55

Kandidati në listën e mbyllur të Aleancës për Shqipërinë Madhështore, Aulon Kalaja ka depozituar në KQZ kërkesë për rinumërimin e votave në qarkun Durrës.

Ai thekson se nga këqyrja e pamjeve ka konstatuar trafikim vote.

E paraqesim këtë kërkesë sot, me qellim që të zihet afati i ankimit, megjithatë, kërkojmë nga ju, të na vendosni në dispozicion kohën e nevojshme për të analizuar pamjet filmike. Nëse nga ana juaj do të pranohej në mënyrë të menjëhershme hapja dhe rinumërimi i kutive, atëherë, do të ishte e panevojshme që të na ngarkohet barra për të këqyrur çdo pamje filmike. Por duke qene se kjo është pjesë e disponimit tuaj përfundimtar, patjetër që kërkojmë nga ju, të na vendosni në dispozicion një kohe të arsyeshme për tu përgatitur para se të nisi shqyrtimin e ankesën. Gjykojmë se pretendimet tona janë evidentuar dhe premisa e shkeljeve është vendosur, pasi është vendosur motivi I keqpasqyrimit e të dhënave. Gjithashtu, rezervojmë të drejtën që deri në ditën e shqyrtimit të kërkesës, të shtojmë kërkimet dhe argumentet tona, gjithashtu deri në atë moment të paraqesim pretendime shtesë edhe sa I përket legjitimitetit, kjo nisur nga ngarkesa dhe mospasja e kohës fizike për të përmbyllur çdo argument.

Në datën 26.05.2025, kemi marrë dijeni për Vendimin nr. 1327, datë 24.05.2025 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse për Rezultatin në zonën zgjedhore Qarku Durrës, për subjektet zgjedhore dhe për kandidatët për deputetë, në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 maj 2025”. Duke mos qenë dakord me këtë vendim, për shkak se vlerësojmë se gjatë procesit të numërimit të rezultatit zgjedhor prejt të cilit ka dalë ky vendim kanë ndodhur shkelje të ligjit, të cilat kanë cenuar rëndë procesin zgjedhor, si dhe tërësia e shkeljeve të ligjit, të ndodhura në këtë zonë zgjedhore ka cenuar procesin zgjedhor në një masë të tillë, që ka ndikuar në ndarjen e mandateve, sikurse do të provohet gjatë hetimit administrativ, po parashtrojmë këtë ankim me faktet, dispozitat ligjore dhe arsyetimin ligjor“, theksohet në kërkesë.

Sipas tij “duke qene se nga ana e vezhgueseve janë konstatuar parregullsi në shumicën e kutive dhe gjithashtu i njejti raportim ka ardhur edhe nga KZAZ e tjera të Qarkut Durrës, na u krijuar dyshimi i arsyeshëm që këto mospërputhje nuk kanë qenë të rastesishme dhe mospërputhje mund të kete edhe në kuti që vezhguesit nuk kanë arritur të mbajnë shenim cdo vote, kjo edhe pertej KZAZ nr. 20”.

Aulon Kalaja ishte i pari nga radhët e opozitës që deklaroi se kishte dyshime që vota e tij ishte deformuar brenda kandidatëve të Aleancës për Shqipërinë Madhështore. Sipas rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kalaja u rendit i dyti në listën e hapur të opozitës në Durrës, me 7291 vota, ndërkohë që mandatin e vetëm të kësaj liste e mori Arian Ndoja me 8249 vota.

Ndërkohë, rinumërim të votave kërkojnë kandidatët e Partisë Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore Ilir Alimehmeti, Mimoza Hadermataj dhe Lisandër Hoxha.

 

Top Channel