
Kryeministri hungarez, Viktor Orbán, e quajti presidencën amerikane të Donald Trump një “pikë kthese të vërtetë kulturore”, duke folur në një konferencë ndërkombëtare të ekstremit të djathtë, populistëve dhe pro-rusë.
“Nuk do të mbytemi në një det ‘woke’, nuk do të përmbytem me emigrantë, Donald Trump i ka kthyer botës shpresën për një jetë normale dhe paqe”, tha Orbán në fjalimin e tij hapës në Konferencën e Veprimit Politik Konservator në Budapest.
Presidenti amerikan dërgoi një video mesazh në konferencë.
Në të, ai e vlerësoi Orbanin si një “njeri të madh që është shumë i respektuar nga të gjithë”.
“Ai ka bërë një punë të shkëlqyer si udhëheqës dhe është një person shumë i veçantë”, tha Trump.
Folës të tjerë në konferencën dy-ditore përfshijnë udhëheqësen e Alternativës për Gjermaninë, partisë së ekstremit të djathtë në Gjermani, Alice Weidel, kreun e Partisë së Lirisë të ekstremit të djathtë të Austrisë, Herbert Kickl, kryeministrin sllovak Robert Fico dhe kryeministrin gjeorgjian Irakli Kobakhidze.
Top Channel