Përpjekja e 22-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë sërish këtë të martë, pas dështimit për të arritur kuorumin e nevojshëm për vendimmarrje.

Në seancën e planifikuar për të formuar komisionin përgjegjës për organizimin e votimit të fshehtë, nuk u arrit numri i mjaftueshëm i deputetëve në sallë, çka e bëri të pamundur vijimin e procedurave, me kryesuesin e seancës që deklaroi pezullimin e punimeve.

Kriza institucionale në vend po thellohet, ndërsa mungesa e konsensusit politik vazhdon të pengojë funksionimin e Kuvendit dhe nisjen e legjislaturës së re.

Top Channel