Protestë për bllokimin e rrugës në Kaninë, banorëve u kërkohet të futen në një nënkalim të ngushtë

27/05/2025 12:17

Banorët e fshatit Kaninë prej tre ditësh po protestojnë për të kundërshtuar mënyrën se si po zhvillohen punimet për ndërtimin e bypass-it të qytetit të Vlorës.

Banorët thonë se në hyrje të parcelave bujqësore është vendosur një nënkalim prej llamarine dhe me lartësi minimale, që lejon kalimin vetëm për këmbësorët, duke pamundësuar hyrjen e mjeteve të tonazhit të rëndë, përfshirë ato bujqësore, zjarrfikëset dhe ambulancat.

Banorët thonë se me këtë zgjidhje po vihet në rrezik serioz siguria dhe jeta e banorëve. Protesta thonë ata ka për qëllim të parandalojë një zhvillim të gabuar për të ardhmen e zonës.

“Nëse nuk merren masa, do të vijojmë edhe në ditët në vijim, madje me protesta më të përshkallëzuara”.

“Ky nënkalim nuk mund të konsiderohet zgjidhje, sidomos nëse për Kaninën parashikohet ndonjë plan zhvillimi. Ne kemi kërkuar informacion në institucionet përkatëse, por jo vetëm që nuk kemi marrë përgjigje, por nuk ka as vullnet për anulimin e projektit dhe realizimin e një studimi të ri”.

Ndërkohë, by passi i Kaninës, i cili pritet t’i japë një zhvillim të ri zonës dhe të lehtësojë ndjeshëm trafikun, është drejt përfundimit. Megjithatë, banorët paralajmërojnë se nëse nënkalimet nuk merren në konsideratë si prioritare për interesat e tyre, protestat do të vijojnë edhe në ditët në vijim, bashkë me fëmijët.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta