Ilir Meta, i pandehur! Avokati konfirmon se kreut të PL-së iu komunikuan akuzat: Çështje e montuar politikisht, Meta u rrëmbye si Koçi Xoxe

27/05/2025 16:52

Avokati i kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, foli për mediat pas seancës gjyqësore, ku konfirmoi se klientit të tij iu komunikuan sot akuzat.

Kujtim Cakrani e cilësoi çështjen ndaj Metës si të montuar politikisht dhe kjo sipas tij, u dallua që te arrestimi i ish-presidentit Meta.

“Kjo çështje nuk përfundon këtu. Ky do jetë procesi i shekullit. Kjo gjykatë bën çfarë i kërkon prokuroria.  Që nga mënyra si u rrëmbye, vetëm Koci Xoxe u rrëmbye nga Hoxha, i dyti ishte Ilir Meta. Patë ndonjëherë përgjigje ju për atë rrëmbim? Atë urdhër e dha autokrati. Si Putini që rrëmben kundërshtarët politikë. Kjo është }ështje juri, por është edhe politike”, tha Cakrani.

Ish-presidenti Ilir Meta dhe deputetja Monika Kryemadhi nga kjo e martë janë të pandehur dhe të akuzuar për korrupsion pasiv të kryer në bashkëpunim fshehje pasurie dhe pastrim parash. SPAK nxitoi t’u zyrtarizonte akuzat pa mbyllur hetimet ende, pasi në datën 29 maj parashkruhej njëra nga veprat, ajo e deklarimit të rremë të pasurisë që bën fjalë për shpenzimet e çiftit për disa ndërhyrje shëndetësore.

Por, sakaq, afati për mbylljen e hetimeve mbetet deri në 15 tetor, ndonëse parashikimet janë që me pesë persona nën akuzë çështja të mbyllet deri në muajin korrik.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta