Spektakli në festën e abetares! Nxënësit e klasës së parë emocionojnë mësuesit dhe prindërit në përfundim të vitit shkollor

26/05/2025 12:29

Një spektakël i vërtetë i dhuruar nga vogëlushit e klasës së parë.

Përballë syve plot dashuri të prindërve dhe nën vështrimin krenar të mësueses së parë, nxënësit festuan në përfundim të vitit shkollor një nga momentet më të veçanta të fëmijërisë: mbylljen e abetares.

Shkronjë pas shkronje, numër pas numri nxënësit e shkollës Misto Mame kurorëzuan mësimet e klasës së parë në një festë që do mbetet kujtim që do jetojë gjatë me ta. Të vegjlit performuan mes emocioneve me këngë, kërcime e vjersha.

Prindërit dhe mësuesit me duartrokitje ndoqën shfaqjen në festën e abetares që shkon përtej një aktiviteti shkollor, por një dite simbol e festës së parë të fëmijëve të tyre si nxënës në shkollën ku mësuan ABC-në, e cila me mbylljen e një kapitulli ju hap dyert e një rrugëtimi arsimor të gjatë.

I uroj fëmijët e mrekullueshëm për këtë arritje të parë drejt dijes. Ja dolëm së bashku, falë edhe mësuese Almës e cila veç mësimit të shkronjave ju përçoi vlera sepse misioni i shkollës ky është të kemi nxënës të denjë për shoqërinë nesër!”, shprehet drejtoresha e shkollës ‘Misto Mame’, Anila Tabaku.

Ky organizim i bukur u bë i mundur prej nxënësve, shkollës dhe ju prindër që keni qenë mbështetje e madhe. Jam e emocionuar për ju!”, përfundoi mësuesja Ama Qallia.

Top Channel