Rusia i përgjigjet ashpër komenteve të kancelarit gjerman, zëdhënësi i Kremlinit: Heqja e kufizimeve ushtarake ndaj Kievit është veprim i rrezikshëm

26/05/2025 17:35

Kremlini iu përgjigj ashpër komenteve të kancelarit gjerman, Friedrich Merz se Ukraina tani ka aftësinë të godasë infrastrukturën ushtarake brenda territorit rus.

Përmes zëdhënësit të saj, Dmitry Peskov, Kremlini paralajmëroi se heqja e kufizimeve nga vendet evropiane mbi aftësitë ushtarake të Kievit do të ishte një “veprim i rrezikshëm”.

Siç argumentoi ai, një vendim i tillë bie ndesh me çdo perspektivë të një zgjidhjeje politike të konfliktit në Ukrainë.

Më parë, Reuters raportoi se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky pritet të vizitojë Berlinin të mërkurën. Lajmi u raportua për herë të parë nga agjencia e lajmeve Spiegel, e cila tha se Zelensky do të takohet me kancelarin Friedrich Merz dhe presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta