Dy java pas fitores së thellë në 11 Maj, Kryeministri Rama ka thirrur në një takim kandidatët dhe deputetët e Parlamentit të ardhshëm.

Lideri i socialistëve mbajti një fjalim pak më shumë se 45 minuta, ku paralajmëroi ndryshime në parti dhe qeveri.

Duhet të bëjmë disa gjëra ndryshe, u shpreh ai gjatë fjalës para deputetëve socialistë, ku shpalli edhe objektivat e mandatit të katërt. 

“Duhet ta nisim nga vetja për të ndarë mendjen si duhet mbi disa gjëra që duhen parë ndryshe, dhe duhet të bëjmë disa gjëra ndryshe. Duhet që të bëjmë disa lëvizje në udhëheqjen e partisë dhe në qeveri. Na duhet një mirëkuptim i plotë mes nesh dhe me familjen tonë europiane, sepse do ta përdorim fuqinë e mandatit të katërt”, u shpreh Rama.

Rama: Partia s’është qëllim, por mjet për të luftuar për qëllimet. As fitorja në zgjedhje nuk është qëllim në vetvete, por për të arritur qëllimet duhet të fitosh zgjedhjet. Fitoret nuk na duhen për të mundur të tjerët, ky nuk është sport dhe pse ngjan shumë me sport. Fitoret na duhen për të përmbushur misionin historik që kemi, për të ndryshuar përgjithnjë Shqipërinë, duke zhvilluar ekonominë, garantuar drejtësinë, përmirësuar arsimin dhe shëndetësinë, forcuar sigurinë, rritur reputacionin ndërkombëtar të atdheut tonë dhe bërë histori me anëtarësimin e vendit tonë në BE, brenda kësaj dekade.

Kemi mësuar se për ta vënë tërësisht në funksion të këtij vendi një fitore e arritur na duhet një punë e madhe me veten në radhë të parë.

Përsëri, këtë herë, por akoma më shumë se çdo herë, me ende më shumë thellësi dhe vendosmëri duhet ta nisim nga vetja për ta ndarë mendjen si duhet mbi disa gjëra që duhen parë ndryshe, duhen kuptuar ndryshe dhe duhen bërë ndryshe në nivelin e udhëheqjes së partisë, të grupit parlamentar, të qeverisë pa dyshim dhe kur flas për nivelin e udhëheqjes kam parasysh pikërisht këtë grup udhëheqës që është këtu.

Na duhet medoemos një mirëkuptim i plotë brenda nesh për t’u siguruar dhe pastaj për të siguruar popullin shqiptar, si edhe familjen e bashkuar europiane me fjalë të përputhura me veprat, se ne do ta përdorim fuqinë e jashtëzakonshme të mandatit të katërt në radhë të parë, si një fuqi të madhe vetëkorrigjuese.

Jemi ngjitur aq lart, sa askush nuk e ka besuar dhe duke u përpjekur të reflektoj për pse-në dhe si-në e kësaj ngjitjeje, unë besoj se mbi të gjithë kjo ka ndodhur sepse kemi arritur të nxjerrim më shumë nga vetja pas çdo fitoreje.

Ne e dimë si një dhe një që bëjmë dy, sa më shumë të vetëkorrigjohemi ne, aq më shumë do përmirësohet Shqipëria. Do të përfitojnë shqiptarët dhe do garantohet anëtarësimi ynë në BE, brenda kësaj dekade. Unë bashkë me disa të tjerë këtu, gjithmonë e më pak në fakt nga koha e  vjetër siç do thoshte Lasgushi e kemi parë këtë familje të madhe tonën në errësirë dhe në dritë, në dëshpërim dhe në plot besim, përtokë dhe në fluturim dhe nuk është rastësi e rastit, që sa më mirë ka qenë kjo parti, aq më mirë ka qenë për Shqipërinë.

 Fjala e plotë e Ramës:

Kryetari i PSSH Edi Rama: Të dashur shokë, shoqe, kolege, kolegë, anëtarë të hershëm dhe anëtarë të rinj të këtij grupi.

Urime dhe falënderime njëkohësisht!

Urime të gjithëve bashkë për fitoren e arritur bashkërisht dhe faleminderit gjithkujt ndër ju për vlerën e shtuar që solli secili dhe secila këtu, në këtë arritje historike për PS.

Partia s’është qëllim, por mjet për të luftuar për qëllimet.

As fitorja në zgjedhje nuk është qëllim në vetvete, por për të arritur qëllimet duhet të fitosh zgjedhjet.

Fitoret nuk na duhen për të mundur të tjerët, ky nuk është sport dhe pse ngjan shumë me sport. Fitoret na duhen për të përmbushur misionin historik që kemi, për të ndryshuar përgjithnjë Shqipërinë, duke zhvilluar ekonominë, garantuar drejtësinë, përmirësuar arsimin dhe shëndetësinë, forcuar sigurinë, rritur reputacionin ndërkombëtar të atdheut tonë dhe bërë histori me anëtarësimin e vendit tonë në BE, brenda kësaj dekade.

Kemi mësuar se për ta vënë tërësisht në funksion të këtij vendi një fitore e arritur na duhet një punë e madhe me veten në radhë të parë.

Përsëri, këtë herë, por akoma më shumë se çdo herë, me ende më shumë thellësi dhe vendosmëri duhet ta nisim nga vetja për ta ndarë mendjen si duhet mbi disa gjëra që duhen parë ndryshe, duhen kuptuar ndryshe dhe duhen bërë ndryshe në nivelin e udhëheqjes së partisë, të grupit parlamentar, të qeverisë pa dyshim dhe kur flas për nivelin e udhëheqjes kam parasysh pikërisht këtë grup udhëheqës që është këtu.

Na duhet medoemos një mirëkuptim i plotë brenda nesh për t’u siguruar dhe pastaj për të siguruar popullin shqiptar, si edhe familjen e bashkuar europiane me fjalë të përputhura me veprat, se ne do ta përdorim fuqinë e jashtëzakonshme të mandatit të katërt në radhë të parë, si një fuqi të madhe vetëkorrigjuese.

Jemi ngjitur aq lart, sa askush nuk e ka besuar dhe duke u përpjekur të reflektoj për pse-në dhe si-në e kësaj ngjitjeje, unë besoj se mbi të gjithë kjo ka ndodhur sepse kemi arritur të nxjerrim më shumë nga vetja pas çdo fitoreje.

Ne e dimë si një dhe një që bëjmë dy, sa më shumë të vetëkorrigjohemi ne, aq më shumë do përmirësohet Shqipëria. Do të përfitojnë shqiptarët dhe do garantohet anëtarësimi ynë në BE, brenda kësaj dekade. Unë bashkë me disa të tjerë këtu, gjithmonë e më pak në fakt nga koha e  vjetër siç do thoshte Lasgushi e kemi parë këtë familje të madhe tonën në errësirë dhe në dritë, në dëshpërim dhe në plot besim, përtokë dhe në fluturim dhe nuk është rastësi e rastit, që sa më mirë ka qenë kjo parti, aq më mirë ka qenë për Shqipërinë.

Ndërsa kur kjo parti s’ka qenë mirë, as Shqipëria s’ka qenë mirë dhe sa më jo mirë ka qenë kjo parti, aq më jo mirë ka qenë për Shqipërinë.

Kjo është historia e të gjitha viteve të ekzistencës së PS.

Të tjerët nuk dua ta pranojnë realitetin e fakteve. Kjo i ka bërë ata humbës kronikë, ndërsa Shqipërinë e ka lënë pa një alternative sfiduese të PS. Ata janë futur prej vitesh në spiralen e një lufte absurde me faktet dhe jetojnë në një univers paralel ku Shqipëria që përparon është thjeshtë propagandë, shumica e shqiptareve janë të blerë, ndërsa ndërkombëtarët janë pothuajse të gjithë të shitur, vendin e drejton krimi, ndërsa zhvillimin e financon droga, zgjedhjet i fitojnë ata gjithnjë e më thellë ndërsa ne i vjedhim gjithnjë e më shumë. Sa më i madh bëhet hendeku i votave mes tyre dhe nesh, aq më madhështore bëhen përmasat e universit të tyre paralel.

Këto ditë universi i tyre paralel është mbushur me thasë resh të zeza që derdhnin ngado shiun e votave të vjedhura, zarfe votash që mësyjnë nga të katra anët si tufa zogjsh prej letre, lëshuar vrik nga foletë e patronazhistëve tanimë, jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë botën. Trena bullgarë që përshkojnë malet dhe luginat e Shqipërisë për t’i xhiruar fletët e votimit dhe shumëfishuar votat e regjimit, vargmale të mbjella me kanabis, që lulëzojnë nën bekimin e partisë shtet dhe me licencat imagjinare të shtetit parti, kuptohet një gram një votë.

Dhjetëra deputetë dhe deputete, të rinj dhe të reja këtu që kanë dalë nga shpellat e krimit me mandate  të vjedhura përmes terrorit elektoral të bandave më të rrezikshme të planetit tonë.

E vërteta është që ne s’kemi asnjë zhgënjim këtu. Avazi është i njëjti, fiks siç e kemi ditur dhe siç e paralajmërova unë me precizionin e atij që tregon një film që e ka parë dhjetë herë.

Ndërkohë, ne morëm thjeshtë frytet e një pune të gjatë, këmbëngulëse, ndonjëherë dërrmuese të programuar në një kalendar qysh pas fitores së zgjedhjeve vendore të zbatuar hap pas hapi në çdo territor dhe në diaspore përmes një volumi të jashtëzakonshëm takimesh dhe kontaktesh njerëzore, të cilat sollën dallgën e 11 majit.

E rikthyer si një “Doruntinë” në një version satirik të legjendës mbi samarin e listës së mbyllur të mushkës gërmuqe të partisë Jozefina e vajtonte një ditë pluralizmin me lotët rreke mbi një grup zarfesh të ardhur nga Greqia drejt Beratit, ku PS kishte marrë mbi 90% të votave. Vdiq thoshte, vdiq pluralizmi. Na  e vranë, na  e prenë pluralizmin.

“No coment, iku, cofi pluralizmi, vdiq kuku e mjera unë, të mjerët ne për pluralizmin “ dhe lotët vu ccurg.

Pra, ne jemi vrasësit e pluralizmit, meqë vajtojca Duruntine dhe iso mbajtësit e saj të kënetave mediatike nuk e kanë haberin gjëkundi sesi punohet politikisht, organizativisht dhe njerëzivisht me diasporën.

Berati është në krye të skuadrave që kanë shkëlqyer me rezultatet e përpjekjes së tyre të jashtëzakonshme për t’i mobilizuar shqiptarët jashtë vendit e ata Greqisë specifikisht për zgjedhjet e 11 majit. Ne e nisëm kohë më parë, krijuam një bord kombëtar të diasporës dhe mblidheshim në orën 8 të mëngjesit çdo të hënë,  në zoom-e me 100 vetë, ku ndiqnim bashki më bashki ngritjen e një  rrjeti vullnetarësh të PS në të gjithë Greqinë dhe përtej, kudo ku shqiptarët janë.

Dhe kur ne bënim këto, Jozefina ishte ende në humbëtirat e syrgjynit politik, duke qëmtuar në filxhan fatin dhe në fund doli fati lum, si ai rikthimit të Doruntinës. Dhe janë 10% për ata, por 90% për ne, në një grup zarfash, që vijnë në një pikë të caktuar, kjo varet vetëm nga sa zgjedhës janë regjistruar dhe kush i ka motivuar më shmë të regjistrohen,është shumë e thejshtë. Të tjerat janë broçkulla ku bën pjesë edhe regjimi ynë ‘’kriminal’’ se është faji ynë që siç thotë ajo fjala popullore ‘’kur ata çohen nga gjumi dhe thonë rrush, ne kemi mbushur koshat’’. Duke filluar punë për ditët e zgjedhjeve të tjera, sapo ka rënë dielli i zgjedhjeve të kryera.

Jemi ne ‘’hajdutët’’ pse madhështorëve u mungojnë gati 200 mijë vota nga 4 vjet më parë, kur nuk ishin madhështorë po ishin ku e ku më të organizuar dhe më konkurrues sesa këtë here, që u ofruan shqiptarëve për kryeministër një “kufomë ambulante” me kapelen e Donald Trumpit dhe u premtuan një magji të madhe si në atë lojën e fëmijëve ‘’fluturon-fluturon gomari’’. Dhe në fund gomari nuk fluturoi.

Ne e ngjitëm PS, në shifrën rekord të 856 318 votash, afërsisht 88 mijë më shumë se në vitin 2021, duke praktikisht i katërfishuar jashtë kufijve, ato 35 mijë vota më pak  brenda vendit, krahasuar me 2021.

Por përveç mandatit të 9-të të Vlorës, që edhe për shumë pak  mund ta merrnim në Shqipëri dhe e morën shqiptarët jashtë kufijve, të 82 mandatet e tjera i kemi marrë këtu, ku kemi rifituar besimin e shumicës absolutte, ashtu siç e parashikuan prej muajsh të gjitha pa përjashtim, sondazhet publike.

PS kaloi këtë herë kufirin e 50%-shit, duke u ngjitur 4 shkallë e gjysmë, nga 48.7% në 53.2%  falë edhe një organizimi më të mirë kapilar në territor sesa çdo herë tjetër, por dhe këtu s’kam asnjë dyshim, edhe falë konkurrencës së brendshme me tension të lartë gare, shpesh herë ku eksperienca e deputetëve aktualë, energjia e prurjeve të reja dhe puna e  madhe këmbëngulëse e të gjithëve pa dallim, solli vlerën e shtuar të secilit dhe secilës për rezultatin historik të të gjithë PS, dhe këtu dua të përgëzoj posaçërisht drejtuesit, drejtueset e qarqeve, të cilët këtë here, ndryshe nga çdo herë tjetër e nisën prej shtatorit të shkuar qëmtimin e kandidaturave potenciale; qysh në dhjetor  arritën të draftojnë listat e gjera provizore , mbi të cilat pastaj u punua për të nxjerrë formacionet përfundimtare.

Dhe kurrë më parë, formacionet përfundimtare nuk kanë qenë më të përputhura me ambicien për rezultatin dhe më pasqyruese të të gjitha ndjeshmërive të territorit, por edhe të objektivave dhe nevojave të partisë.

Një përgëzim edhe për drejtuesen dhe koordinatoren e platformës ‘’Deputeti që duam’’, e cila na dha shumë dorë, në identifikimin e jo pak profileve cilësore. Disa prej tyre do të jenë në kuvendin e ri, ndërkohë që një sërë të tjerësh që nuk fituan apo nuk u përfshinë fare në formacionet përfundimtare, do t’i angazhojmë në detyra të tjera, nëse, natyrisht do të jenë të gatshëm për këtë.

Besoj se tani disa nga shoqet dhe shokët që kishin rezerva për ashpërsimin e garës brenda llojit, nga meraku i konfuzionit dhe sekëlldisë brenda familjes sonë, janë bindur se përtej stresit të pashmangshëm të çdonjërit, normal për garën, gara e brendshme solli në rendiment të lartë kolektiv, ndërsa “madhështorët” ranë me kokë teposhtë, afro 14 shkallë nga 2021, në nivelin 32.9%, pasi zhvilluan dhe në territor një garë, që ishte aq inekzistente, sa unë e dëgjoja kudo kur lëvizja nëpër Shqipëri edhe nga njerëzit tanë, siç e keni dëgjuar dhe ju me siguri shumë më tepër se unë, që më thoshin ‘’nuk i shohim gjëkundi, s’na ka bërë vaki, veç në mos paçin ndonjë strategji befasie në fund që s’po e marrim vesh’’.

Ishte kështu apo jo?

Në fakt s’kishte asgjë për të marrë vesh se “gomari nuk do të fluturonte” dhe përtej asaj që dukej, shihej, kuptohej prej kohësh me sy të lirë nga larg, ishte asgjëja. Por fatkeqësisht dhe e them me shumë sinqeritet dhe me keqardhje, politika shqitare  do të vahdojë të mbetet e tillë, skizofrenike, e ndarë në dy universe paralele dhe ende më fatkeqësisht ky universi ynë, Shqipëria që përpiqet, punon, përparon, ecën, bie, ngrihet, gabon, vazhdon ecën përsëri, rritet dhe forcohet hap pas hapi, duke u çmuar dhe u respektuar ndërkomëbtarisht dhe duke u ngjitur gjithnjë e më shpejt shkallët drejt majës së anëtarësimit në BE, do vazhdojë të mos reflektohet në pasqyrat mediatike, përveçse si një bisht i një Shqipërie llafesh, thashethemesh, kokëçarjesh, grindjesh dhe sherresh.

Në atë Shqipëri të pakicës, kufiri mes fakteve dhe opinioneve është fshirë dhe laj-thaj, janë 40 vetë që sjellin vërdallë audienca të tëra kanal më kanal, e portal më portal, pa ngurruar të shpifin, gënjejnë, akuzojnë pa asnjë provë dhe deri edhe të bëjnë atë, që bënë së fundmi, t’i vënë diagnoza shumicës së popullit si “e sëmurë, e shitur dhe e trembur’’, meqë mendon, shumica e popullit, se vendi po shkon në drejtimin e duhur dhe voton për PS.

Lajmi i mirë  është që shumica nuk u beson më dhe edhe kur i dëgjon, i dëgjon për të kaluar kohën.

Lajmi i keq është që kjo s’ka për të ndryshuar, përkundrazi, ka për t’u përkeqësuar, deri kur të ndryshojë mendësia dhe  mënyra e të bërit opozitë dhe pastaj dhe mendësia dhe mënyra e të bërit lajm dhe debate për politikën nëpër media. Është shumë e qartë se përsa kohë opozita politike do të jetë e kapur si një pulë qorre në kthetrat e një plaku tiranik, i cili s’ka lënë të zezë pa bërë dhe tanimë është bërë vetë e zeza e PD-së, ky vend nuk do të ketë dot një opozitë sfiduese për ne dhe të votueshme nga shumica e shqiptarëve, por vetëm një kenetë, gjithnjë e më zhgënjyese edhe për vetë ndjekësit e saj, të cilët ishin të shumtë që qëndruan në shtëpi në 11 maj, se ne votat tona kemi marrë përsëri, ndërkohë që këto 200 mijë që mungojnë, janë ata që qëndruan në shtëpi, ose zgjodhën të vetëngushëllohen në disa drejtime të tjera.

Po të ishte Luli, do i kishte rënë shkurt, do thoshte kanë vdekur. Ndërkohë që, këta të tjerët që i bien më gjatë, do vazhdojnë të thonë që i kemi blerë ne, por llogaria nuk del. Matematika nuk del përsëri dhe gjithësesi, kjo katandisje keq e më keq, e asaj që lindi si partia e rinisë shqiptare, për liri dhe demokraci e që sot është bërë uturaku i një 80 e ca vjeçari të pashpresë, non grata me vulë dhe non grata me votë, nuk është as zgjedhja jonë, dhe nuk është as problemi ynë për të zgjidhur. Na u desh muajt e fundit të merremi me atë uturak madhështor për arsyet e pashmangshme të ballafaqimit zgjedhor, gjë që personalisht dhe shumë sinqerisht, unë e bëra vetëm nga halli dhe aspak nga malli kur i thonë fjalës, por tani le t’i lëmë në llucën, ku llokoçiten prej 12 vjetësh dhe ku do vazhdojnë të llokoçiten, duke u zhytur poshtë e më poshtë dhe duke humbur fillin keq e më keq. Ne nuk duhet të humbasim energji dhe kohë me ta, përveç taksiratit të përballjes së pashmangshme me universin e tyre paralel brenda mureve të jetës parlamentare se aty nuk kemi çfarë bëjmë.

Miq,

Me mandatin e parë, populli na dha privilegjin e besimit të tij, duke na dhënë mundësinë të hapim një rrugë të re shtetbërjeje demokratike përmes reformash të vonuara në vite dhe mbi të gjitha, pavarësimit të drejtësisë nga pushteti politik. Ne i hymë detit me këmbë dhe duke marrë në sy dhe rrezikun e rënies së qeverisë së koalicionit mandatin e parë, për shkak të kundërshtive të reformës në drejtësi, ne ja dolëm të pavarësojmë drejtësinë dhe t’i hapim rrugë një pastrimi historik të kanaleve të drejtësisë. Shqipëria nisi të marrë më shumë frymë. Në mandatin e dytë, populli na i ridha privilegjin e besimit të tij, duke na dhënë mundësinë e madhe të vazhdimit të qeverisjes, por pa të tjerë në prehër.

Fillimisht tërmeti, më pas pandemia e bënë mandartin e dytë një mandat ekzistencial beteje për t’u ringritur mbi gërmadhat e një shkatërrimi marramendës, dhe për të rezistuar pa u rrëzuar përsëri në kushtet e një izolimi marramendës.

Në fund, Shqipëria doli më e fortë dhe unë besoj se ai mandat, forcoi dhe karakterin tonë. Me mandatin e tretë, populli na i ridha përsëri privilegjin e besimit të tij, për ta ngjitur Shqipërinë më lart. Jo vetëm në sytë tanë, por dhe në sytë e Europës dhe të botës. Hapëm më në fund negociatat me Bashkimin Europian dhe e kthyem vendin nga një vrimë e zezë në syrin e dynjallëkut në një destinacion të ri europian.

Mbledhja në Tiranë e Komunitetit Politik Europian ishte si një vulë mbi certifikatën e rilindjes së Shqipërisë, por mandati i katërt që sapo kemi marrë, është një histori krejt më vete sipas meje.

Dhe nëse në familjen tonë të madhe fitorja e 11 majit matet me kënaqësinë e numrit historik të mandateve që morëm, për ne, të gjithë ne që jemi këtu, trupën udhëheqëse të kësaj familje, mandati i katërt, duhet të matet me barrën e stërmadhe të një përgjegjësie historike, të cilën populli shqiptar e hodhi në supet tona, me peshën e jashtëzakonshme të plot 83 mandateve. Janë 83 gurë në kuriz. Dy ditë mos gabohem, pas 11 majit, të martën erdhi një gazetar i huaj te selia e Partisë Socialiste, dhe po më shikonte si me çudi, “nuk dukesh – tha, – i lumtur sikur ke fituar”. Shyqyr i thashë. Faleminderit që ma the se më lehtësove, se po të dukesha i lumtur, sot që ndeshja ka mbaruar, nuk do kisha kuptuar asgjë nga ajo që ka ndodhur dhe nga domethënia e mandatit të katërt me një mbështetje kaq masive.

Ky nuk është një mandat i radhës. Ky është një amanet që vjen nga shumë larg dhe që ne e patëm fatin të ndodhemi në kohën dhe vendin e duhur, dhe kemi privilegjin të na jepet mundësia ta çojmë në vend, duke i kthyer katër vitet që vijnë në provën më të madhe të karakterit dhe të atdhedashurisë për ta ngjitur Shqipërinë 2030 në majën ku qëndron shtëpia e Bashkimit Europian. Dhe të gjithë ne këtu, jemi të parët që duhet t’ia nxjerrim deri në fund të gjithë kuptimin e kësaj prove zjarri dhe duhet t’ia caktojmë në radhë të parë vetes si individë pastaj si skuadër, peshat që duhet të mbajmë medoemos në radhë të parë atë të karakterit dhe të atdhedashurisë, për ta udhëhequr me forcën e shembullit të gjithë armatën e madhe të kësaj beteje për historinë, duke e bërë punën tonë me krenari kombëtare, me dinjitet qytetar, me urtësi politike dhe me përkushtim profesional dhe të gjitha këto, duke i mishëruar me një ndjenjë kuptimplotë solidariteti mes nesh.

Dua t’u them vëllazërisht të gjithë atyre, që në shtator nuk do rikthehen në parlament, që unë ua u mirëkuptoj plotësisht mërzinë për humbjen e garës individuale. Nuk ka garë individuale që mund ta humbasësh pa u mërzitur. Edhe kur luan me fëmijët me top ke një moment mërzie, nëse kupton që s’je më ai i pari dhe ata nuk janë më aq të vegjël, prandaj u munde, por ju siguroj që nëse do ta shohin ‘’humbjen e vendit të punës’’ si një mundësi të re për një eksperiencë të re personale dhe profesionale në një vend tjetër pune, po në shërbim të të njëjtave qëllime të përbashkëta, si fitues të mandatit historik të 11 majit, atëherë, jo vetëm që do vazhdojnë të jenë shumë të dobishëm për këtë familje dhe për Shqipërinë, por do ta pasurojnë karrierën e tyre politike e profesionale, dhe nëse do të dëshirojnë të rikthehen në kuvend do mund të garojnë përsëri në të ardhmen. Natyrisht që, nuk është ky vendi për të shtruar dhe për shtjelluar gjithë problematikën e gjerë që ka mandati i katërt, por përpara se ta mbyll këtë fjalë, që është një fjalë përgëzimi, por dhe angazhimi të përbashkët, dua të prek nevojën emergjente që kemi për të ndërtuar në këta muaj tranzicioni mes dy mandateve një bazë nisjeje të posaçme, që rruga drejt finishit të Shqipërisë 2030, të nisë me hapat e duhur dhe dhe me shpejtësinë e duhur dhe njëkohësisht të karakterizohet nga një qasje vet korrigjuese ne çdo drejtim e në çdo hap. Për këtë na duhet një volum pune përgatitore i konsiderueshëm deri në shtator, besoj biem dakord dhe po prek shumë përciptazi disa pika që ju ftoj ti pasuroni ditët që vijnë me propozime të tjera.

Së pari, akademia politike duhet të hapë në gjysmën e dytë të qershorit një sesion të posaçëm për të gjithë deputetet dhe deputetët që do të hyjnë për herë të parë në kuvend, ku do duhet dhe ndihma e deputeteve dhe deputetëve me përvojë pavarësisht nëse do jenë ose s’do jenë në legjislaturën e ardhshme ne kuvend dhe besoj se nuk do të mungojë gatishmëria për këtë ndihmë.

E dyta, duhet të organizojmë disa mbledhje të mëdha pune, një apo dy ditore në Tiranë dhe jashtë Tiranës me grupet kyçe të interesit për suksesin e mandatit të katërt, ku të ulemi shumë shtruar dhe të përpiqemi të marrim vesh sa më shumë në mënyrë që të kuptojmë sa më shumë se sa dhe ku dhe si duhet të vet korrigjohemi me protagonistët e botës së inovacionit teknologjik, me fermerët dhe me agro përpunuesit, me përfaqësuesit në ndërmarrje prodhuese dhe me radhë, lista është e hapur për propozime por thelbi është që është një kohë e artë dhe është një nevojë jetike që ne dëgjimin e njerëzve që jetojnë përditë me problematikat që ne përpiqemi t’i zgjidhim nga lart dhe nga larg, ta bëjmë shterues. Jam i bindur që do mësojmë shumë dhe do jemi më të sigurte në hapat që do hedhim më tej.

Së treti, nën udhëheqjen e drejtuesve politikë duhet të nisim menjëherë përgatitjen e hartave të veprimit për zhvillimin e qarqeve drejt Shqipërisë së 2030 si dhe duhet të nisim menjëherë paralelisht punën për zgjedhjet e ardhshme vendore.

Ky mandat që sapo kemi marrë nuk është një piedestal për ti parë të tjerët nga lart poshtë por është një kryq përgjegjësie dhe nuk e ekzagjeroj, për tu mbajtur me përulësi dhe përkushtimin me të madh. Dhe për t’ju dhënë një ide që këtu s’ka asnjë ekzagjerim projektohuni 4 vite më pas dhe imagjinojeni që ne të mos e kemi shpërblyer me fakte, me rezultate dhe me flamurin kombëtar në majën më të lartë gjithë këtë besim që morëm nga shqiptarët.

Nuk do kishte pozitë më të vështirë për ne që jemi mishërimi i besimit dhe nuk do kishte episod më të rrezikshëm për PS të dekadës së ardhshme. 83 mandate nuk janë në asnjë mënyrë për të treguar se kush jemi ne, por kush mundet dhe do të jetë me ndihmën e Zotit Shqipëria 2030 në BE.

Qenia jonë një karrige larg shumicës së cilësuar diçka që as e imagjinonim kur e kemi nisur këtë rrugë, nuk duhet të na trimërojë në kuptimin që të bëhemi si ajo shprehja i riu si veriu, por duhet të na urtësojë në kuptimin që t’i mendojmë dy herë veprimet që duhet të ndërmarrim. Njësoj siç një boksier i peshës së rënde mendohet dy apo më shumë herë një që ka përballë një të peshës së lehtë që i cingëris nervat.

Në thelb dhe kjo është shumë e rëndësishme, e vërteta është që ne jemi 83 deputetë dhe deputete por nuk kemi 83 mandate, kemi vetëm një mandat. Mandatin e PS dhe madje më shumë se për çdo gjë tjetër ky numër kaq i madh atje në sallë na vlen që gjithkush ta dije se është i nevojshëm si çdokush tjetër por është më i pa domosdoshëm se asnjëherë tjetër.

Prandaj nga unë i pari të gjithë në rresht, kokulur, përpara atyre 856 318 shqiptarë dhe shqiptare duke hequr këtu votat që kemi vënë vet të cilët na zgjodhën si përfaqësinë e tyre më të lartë në momentin më historik që ne kemi ndeshur në rrugëtimin tonë, kur them ne kthehem përsëri tek ata pak shokë që kanë mbetur nga koha e vjetër këtu bashkë me mua, na zgjodhën për tu kujdesur që ëndrrat dhe shpresat e tyre të ushqehen me punë të palodhur dhe me rezultate të vazhdueshme për Shqipërinë, që problemet e tyre të adresohen me përkushtim, që hallet e tyre të qahen dhe kur nuk zgjidhen dot dhe këtu hap një kllapë, që ne të kujdesemi që këtë ta bëjnë dhe ata që nën hijen tonë harrojnë se një hall që nuk zgjidhet kur edhe nuk qahet është një grusht në fytyrën e nevojtarit. Dhe na kanë zgjedhur që meritat e tyre dhe fëmijëve të tyre të njihen dhe kur ata nuk njohin asnjeri.

Ne nuk japim dot drejtësi për shumë shqiptarë që akoma enden pafundësisht në pritje të drejtësisë. Ne nuk korrigjojmë dot gafat dhe poshtërsitë që akoma ndodhin në dem së të drejtës së njerëzve të zakonshëm në sallat e gjyqeve dhe në dem të shtetit po ashtu.

Një parantezë këtu, sot kemi humbur një gjyq në apel ku i kërkohet shtetit të paguajë 500 mijë euro për një përplasje me makinë përpara nja 8 vjetësh  në një rrugë ku s’ka pasur lavdi Zotit as të vdekur dhe as të plagosur dhe ku shoferi me bashkë-shoferen apo shoferin, kanë pasur vizonin që të hedhin shtetin në gjyq si rezultat i përplasjes me makinë dhe i rrezikut për jetën dhe ndërkohë që janë të panumërt shqiptarët që presin apelin me vite të tëra, ndërkohë që janë flagrante rastet që ne presim apelin e apelit madje, në Gjykatën Administrative me muaj të tëra, ky vendim është marrë me një shpejtësi të rrufeshme brenda një dite dhe shteti është goditur me 500 mijë euro.

Pra, as për shtetin ne nuk i korrigjojmë dot me dorën tonë gafat apo poshtërsitë që ndodhin akoma në sallat e gjyqeve.

Ne nuk kemi në  dorë fatin e askujt prapa dyerve të pushtetit gjyqësor, por ama ne kemi në dorë dy gjëra shumë të rëndësishëm për fatin e drejtësisë në Shqipërinë 2030 dhe pastaj më tutje.

E para, të udhëheqim me forcën e shembullit duke që sa më të drejtë ne në vendimet dhe qëndrimet tona dhe e dyta, të jemi mbrojë pathyeshme e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë, duke filluar nga SPAK, të cilin do të vazhdojmë ta mbështesim pa asnjë ekuivok, sepse përtej të gjitha gjërave që mund të mos shkojnë apo që realisht nuk shkojnë, mësimi nga historia jonë e nga të gjitha historitë e atyre që ia kanë dalë në luftërat e betejat për të ndërtuar shtete të së drejtës, është që nuk ka një rrugë tjetër.

Pavarësia e drejtësisë e mbrojtja e saj me çdo kosto edhe mbi trupin tënd, është e vetmja rrugë e ne do të qëndrojmë të palëkundur në të vetmen rrugë.

Shokë e shoqe nuk e di sa po arrij ta përçoj ndjesinë time shumë të fortë që mandati i katërt ne na ka futur në një fazë të re të ekzistencës sonë si partia më e madhe e shqiptareve ku nuk mjafton më fare që të jemi më të mirë se të tjerët e aq më tepër kur të tjerët janë “me sybet”.

Tani duhet të jemi medoemos më të mirë se vetvetja dhe çdo ditë duhet ta nisim me këtë ambicie, që të nxjerrim më të mirën nga vetja e të kërkojmë më të mirën tek njëri – tjetri. Arsye për të kërkuar e për të nxjerrë nga tjetri më të keqen mund të gjesh përditë, me çdo qenie njerëzore me të cilën hasesh sepse s’ka qenie njerëzore perfekte, ndërsa të gjesh arsye për të nxjerrë më të mirën nga tjetri është ca më e vështirë, por është mënyra se si bëhet historia e atyre që dinë si të fitojnë e dinë çfarë të bëjnë me fitoren.

Kërkuam nga shqiptarët një mandat për historinë, e shqiptarët na e dhanë një mandat për historinë e prandaj nuk gjeta një gjë më të përshtatshme për ta mbyllur se sa fjalët e një burri të madh, Václav Havel. “Forca më e madhe e politikës është fora morale e qëllimit”.

Mos të harrojmë se ne nuk do të na vlerësojë njeri për sa gjatë kemi qëndruar në pushtet, por për se ku e ngjitëm Shqipërinë me pushtetin që shqiptarët na e deleguan më gjatë se sa askujt tjetër.

Ky ishte qëllimi që u dha 856 318 shqiptarëve e shqiptareve forcën morale që të na besojnë mandatin e katërt e tek ky qëllim buron edhe gjithë forca morale që duhet të ketë mandati ynë i katërt.

Kurrsesi nuk duhet harruar që më shumë se sa i yni, ky është mandati i fëmijëve të sotëm të Shqipërisë. I të gjithë fëmijëve të Shqipërisë, edhe i atyre që të prindërve që u hodhën me kokë në kënetë në 11 maj e për të gjithë fëmijët e Shqipërisë në këtë mandat, e për forcën e madhe morale që ka qëllimi i këtij mandati që është Shqipëria në majën ku ndodhet shtëpia e bashkimit europian, ne duhet të udhëheqim jo si politikanë të zgjedhur për tu ulur në një karrige të rëndësishme për 4 vjet por si udhërrëfyesit e një të përpjete të fundit, pas të cilës Shqipëria patjetër që do të ketë maja të tjerë për të kapur, por nuk do përndiqet më kurrë dot nga hijet e zeza të historisë së saj. Kjo nuk është pak, kjo është shumë e parafytyrojeni se sa shumë është që fati e desh në këtë moment të historisë të ndodhemi ne në vendin e duhur e mbi të gjitha, populli e desh që ne të merrnim gjithë këtë besim për tu merituar.

Ju falënderoj shumë për durimin dhe na qoftë e mbarë ngjitja e të kësaj përpjete të gjithëve sëbashku, secili e secila në pjesën e vetë të llogores. Një llogore shumë e gjatë që kërkon shumë e shumëfishin e forcave që ne kemi këtu e që është detyra jonë që ti angazhojmë, t’i mobilizojmë e t’i çojmë në betejë.

Faleminderit!

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta