PD në sulm për t’i marrë mandatin e dytë në Tiranë, Shehaj: Kjo është hipokrizi, janë dy votëbesime që askush nuk do t’i rrëmbejë

26/05/2025 17:25

Agron Shehaj ka reaguar pasi PD kërkoi rinumërim të votave për t’i siguruar një vend Ilir Alimehmetit në Kuvend.

Ai u shpreh se askush nuk mund t’i rrëmbejë votat për Partinë Mundësia, ndërsa e quajti hipokrizi tentativën e demokratëve për t’i marrë mandatin e dytë.

Postimi i Shehajt:

Dy mandate. Dy votëbesime. Të ndershme. Të padiskutueshme. Dhe askush nuk do t’i rrëmbejë. Askush.
Ajo që po përpiqen të bëjnë është një grabitje. Një tjetër përpjekje e dëshpëruar nga partitë e vjetra që nuk duan të ndryshojnë.

Nuk mund të bërtasësh për farsë zgjedhore, dhe pastaj të vjedhësh një mandat në tavolinë. Kjo është hipokrizi. Dhe nuk do të ndodhë! E kemi thënë më parë dhe po e themi sërish: votat tuaja nuk preken. Çdo votë për Partinë Mundësia është një votë për ndryshimin, dhe nuk do të preket, nuk do të tjetërsohet, nuk do të vidhet.

Top Channel