Ceremoni madhështore në Ankara, Papa Leone XIV pritet nga presidenti Erdogan
Një makinë ka goditur këmbësorët në qendër të Liverpulit, duke plagosur disa persona. Një burrë është arrestuar, sipas raporteve fillestare nga qyteti britanik.
Incidenti i tmerrshëm ndodhi teksa mijëra tifozë mbushën rrugët e qytetit për të festuar fitoren e Liverpool në Premier League.
“Policia u thirr pak pas orës 6:00 të mbrëmjes për shkak të raportimeve se një makinë ishte përplasur me disa këmbësorë në Rrugën Water”, thanë autoritetet.
Imazh LIVE nga Liverpooli:
?WATCH: Horrifying footage shows the moment a car is plowed through dozens of Liverpool fans pic.twitter.com/2mhMUL4jQZ
— GB Politics (@GBPolitcs) May 26, 2025
Makina u ndalua në vendin e ngjarjes dhe një burrë u arrestua. Shërbimet e emergjencës janë në vendngjarje dhe po u japin ndihmën e parë të lënduarve.
? GRAPHIC WARNING
A car has ploughed into Liverpool’s Premier League Parade this evening, injuring many. pic.twitter.com/FSoRY1ONmj
— Sydney Jones ?? (POB) ? (@JournoJones05) May 26, 2025
Locals in Liverpool trying to get to the attacker as he is being arrested by the police.pic.twitter.com/U5VKqTcVtf
— Clash Report (@clashreport) May 26, 2025
Një dëshmitar okular i tha Sky News se dëgjuan britma të forta: “Njerëzit dukeshin të tmerruar. Pastaj pamë nga dritarja makinën që kishte shkelur mbi njerëz. Ata filluan të vraponin pas shoferit dhe u përpoqën ta thyenin makinën. “Policia bëri gjithçka që mundi për të parandaluar dhe larguar njerëzit.”
Top Channel