Kosovë/ “Defender 2025”, 25 mijë trupa të NATO-s nisin sot stërvitjen më të madhe ushtarake në Europë, e udhëhequr nga SHBA

26/05/2025 20:28

Për herë të tretë që nga 2021, Kosova do të jetë mikpritëse e stërvitjes më të madhe ndërkombëtare, të drejtuar nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Evropë dhe Afrikë, “Defender Europe 2025”.

Forca e Sigurisë së Kosovës, përmes kësaj stërvitjeje, do të tregojë gatishmërinë operacionale dhe shkallën e ndërveprueshmërisë luftarake me vendet partnere dhe të rajonit, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipërinë, Kroacinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë.

Në operacionin e udhëhequr nga Komanda e Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë, pritet të marrin pjesë rreth 25 mijë trupa nga 29 vende aleate dhe partnere të NATO-s.

Kjo është stërvitja më e madhe ushtarake shumëkombëshe që udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara. Nga sot e deri më 9 qershor, kur realizohet kjo stërvitje, do të ketë lëvizje të autokolonave nga bazat e Forcës së Sigurisë së Kosovës në drejtim të rajonit të Gjakovës, përkatësisht Aeroportit të Gjakovës dhe poligonit ushtarak në Babaj të Bokës.

Kjo lëvizje do të realizohet me qëllim të ekzekutimit të ushtrimit ndërkombëtar “Defender Europe 25”, ndaj Ministria e Mbrojtjes kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë periudhës së zhvillimit të ushtrimit.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta