“Doruntina mbi samarin e mushkës së partisë vajtonte vdekjen e pluralizmit”, Rama ironizon Topallin: Lotët rrëke me një grup zarfesh nga Greqia

26/05/2025 18:40

Kryesocialisti Edi Rama ironizoi drejtuesen politike të Diasporës në PD, Jozefina Topallin.

Gjatë fjalës së tij para deputetëve ai e quajti “Doruntina në një version satirik të legjendës mbi samarin e listës së mbyllur të mushkës gërmuqe të partisë e vajtonte një ditë pluralizmin me lotët rrëke me një grup zarfash të ardhura nga Greqia drejt Beratit’.

Rama: Në çdo territor dhe në diasporë volum të jashtëzakonshëm të cilët sollën dallgën e 11 majit, e rikthyer si një Doruntinë në një version satirik të legjendës mbi samarin e listës së mbyllur të mushkës gërmuqe të partisë e vajtonte një ditë pluralizmin me lotët rrëke me një grup zarfash të ardhura nga Greqia drejt Beratit, ku PS mori mbi 90% të votave, e vranë cofi pluralizmi thoshte, no koment, no koment, vdiq kuku e mjera unë dhe lotët vu, çurk. Pra ne jemi vajtësit e pluralizmit meqë vajtojca Doruntinë dhe isombatajtësit e saj të kënetave mediatike s’ia kanë haberin gjëkundi si punohet me diasporën.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta