“Diskutuam bashkëpunimin me partnerët evropianë”, Zelensky telefonon Ramën: E ftova të marrë pjesë në Samitin Ukrainë- Europa Juglindore

26/05/2025 17:04

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama.

Në një postim në X ai shprehet se e ka ftuar këtë të fundit të marrë pjesë në Samitin Ukrainë-Evropa Juglindore.

Ndërsa falënderon Shqipërinë për mbështetjen, ai gjithashtu zbulon se me Ramën diskutuan mbi bashkëpunimin me partnerët evropianë.

“Pata një bisedë të mirë me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. E informova atë për sulmet e fundit me raketa dhe dronë nga Rusia. Këto sulme tregojnë sërish se Rusia nuk ka asnjë synim për ta përfunduar luftën. Prandaj kemi nevojë për presion të mjaftueshëm për ta detyruar atë të ndalet. Llogarisim që në të ardhmen e afërt të ndërmerren të gjitha hapat e nevojshëm në këtë drejtim.

Diskutuam gjithashtu bashkëpunimin tonë me partnerët evropianë dhe unitetin tonë. E ftova Kryeministrin të marrë pjesë në Samitin Ukrainë — Europa Juglindore, dhe Shqipëria do të jetë e përfaqësuar. Faleminderit, Shqipëri, për mbështetjen ndaj Ukrainës dhe popullit tonë”, ka shkruar Zelensky.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta