Bujqësia me sakrifica/ I riu nga Divjaka që iu përkushtua tokës: Emigrimi, gjëja e fundit që mendoj!

26/05/2025 12:19

Mishel Verdha, i riu nga Divjaka ka vendosur që jetën e tij ndryshe nga bashkëmoshatarët e tjerë t’a ndërtojë në Divjakë dhe jo të emigrojë.

Misheli prej 10 vitesh i është bashkuar familjes e cila merret me bujqësi. Dikur në vitet ‘90 e nisen me 3 dynym tokë, por vit pas viti arritën t’i shtojnë këto sipërfaqe duke shkuar sot deri ne 60 dynym tokë

Për shkak të kushteve atmosferike që nuk ishin të favorshme Misheli thotë se familja e tij ka prodhuar më pak këtë vit.

Ajo që Misheli kërkon është që të ketë më shumë ndihmë për bujqësinë pasi kostot janë shumë të larta. Me rritjen e temperaturave është edhe më e lartë nevoja për vaditje.

Misheli thotë se puna që bën të jep kënaqësi kur arrin të shesësh prodhimin dhe të fitosh, por edhe zhgënjim kur nuk arrin të nxjerrësh as shpenzimet. Pavarësisht kësaj nuk është stepur dhe nuk e ka menduar asnjëherë të braktisë tokën dhe të emigrojë.

Top Channel