
Është zbuluar një parcelë me 3334 fidanë dhe bimë të ndryshme narkotikësh në Lezhë.
Në pranga ka rënë 34-vjeçari, Serxhio Bregna (Matija), i cili ishte shpallur në kërkim për plagosje të lehtë e dashje.
Në kërkim janë shpallur vëllai i tij, Mateo Bregna, i cili dyshohet se ka kryer të njëjtën vepër penale, në bashkëpunim, si dhe shtetasi Florjan Fratija.
Gjatë operacionit, policia sekuestroi një armë gjahu, e dyshuar se përdorej për ruajtjen e parcelave.
Njoftimi:
Lezhë/Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.
Si rezultat i kontrolleve të intensifikuara nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë dhe Stacionit të Policisë Shëngjin, në Malin e Rrencit u evidentua një parcelë me rreth 3334 fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike të llojit cannabis sativa.
Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë u arrestua në flagrancë shtetasi S. B., alias S. M., 30 vjeç, banues në Velipojë, Shkodër, person i shpallur në kërkim nga DVP Shkodër, për veprën penale plagosja e lehtë me dashje
Në vijim të operacionit u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. B., 25 vjeç,(vëllai i të arrestuarit) dhe F. F., 30 vjeç, të dy banues në Velipojë , Shkodër.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë vijojnë punën për kapjen e tyre.
Të dy vëllezërit, S. B. dhe M. B., rezultojnë persona të shpallur në kërkim nga DVP Shkodër, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim.
Gjatë operacionit u sekuestrua një armë gjahu, e dyshuar se përdorej për ruajtjen e parcelës.
Fidanët dhe bimët narkotike u asgjësuan në vend me anë të djegies, ku një pjesë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale.
Operacioni antikanabis “Koordinata” vijon.
Top Channel