Një tjetër velierë mbetet në det të hapur në Sazan, policia kufitare e Vlorës i shkon në ndihmë
25/05/2025 21:24
Një tjetër velierë ka kërkuar ndihmë mbrëmjen e sotme, për shkak të motit të përkeqësuar dhe detit me dallgë.
Veliera me tre persona në bord ka lëshuar sinjalin SOS në zonën midis Sazanit dhe Karaburunit. Policia Kufitare e Vlorës po i shkon në ndihmë duke i shoqëruar për në zonën e Tri Portit.
Sipas policisë kufitare personat në velierë janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Më herët Policia Kufitare e Vlorës dhe Roja Bregdetare i shkuan në ndihmë dy shtetasve të huaj që lundronin me një veliere, e cila kishte pësuar defekt në motor dhe kishin mbetur rreth 5 milje në det të hapur, përballë Gjirit të Gramës
Top Channel