“Kam 7 vite pa takuar motrën”/ Emocionon Laert Vasili: Nuk shkoj dot në Amerikë, kam frikë se…

25/05/2025 21:10

Finalisti i Big Brother Vip Albania 4, Laert Vasili vjen në një rrëfim ndryshe në “E Diell” me Edi Manushin.

Aktori ka rrëfyer gjithçka që nga fëmijëria, si e la futbollin për t’u futur në rrugën e artit, raportin me mamanë por edhe me motrën.

Ai tha se ka 7 vite pa e takuar motrën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe nuk shkon atje sepse ‘ka frikë mos nuk kthehet më’.

Elen e kam rritur, kur lindi ajo unë isha 7 vjeç. E kam rritur motrën, më merr shumë shpesh malli për të. Kemi jetuar për 20 vite në Athinë bashkë.

Është make up artiste në Amerikë, është e martuar me amerikan me origjinë greke. Unë nuk kam shkuar në Amerikë, kam frikë se nuk kthehem. Kam 7 vite pa e parë motrën. Edhe pse kanë kaluar shumë vite pa e parë, e dua shumë”-rrëfeu Laert Vasili.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta