“Krah për krah”/ Anëtarët e komunitetit LGBTQ marshojnë në Tiranë, merr pjesë edhe Gonzato

24/05/2025 15:17

Nën sloganin “Krah për krah”, anëtarë të komuniteti LGBTQ  marshuan në  bulevardin “Dëshmorët e Kombit “duke dhënë një mesazh të qartë për barazi, pranueshmëri dhe solidaritet.

Ky marshim nuk ishte vetëm një simbol i krenarisë dhe identitetit, por edhe një thirrje për shoqërinë që t’i mbështesë në betejën kundër diskriminimit dhe për të drejta të barabarta për të gjithë.

Pjesëmarrësit, përfaqësues të komunitetit, aktivistë dhe mbështetës nga fusha të ndryshme, sollën ngjyra, mesazhe paqeje që theksojnë rëndësinë e empatisë dhe ndërgjegjësimit. Në një klimë globale ku të drejtat njerëzore shpesh sfidohen, kjo ngjarje shërben si kujtesë se liria për të qenë vetvetja është një e drejtë që duhet mbrojtur kudo dhe për të gjithë.

Në aktivitetin e kësaj të shtune ishte e pranishme ministrja e Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu, Përfaqësuesi i Bashkimit Europian Silvio Gonzato dhe përfaqësues të shoqërisë civile në Tiranë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta