Video/ Zemërim në komunitet! Arrestime pas sulmit ndaj vajzës me aftësi të kufizuara

23/05/2025 22:59

Katër vajza, përfshirë një 18-vjeçare dhe tre adoleshente të moshave 13, 14 dhe 16 vjeç, janë arrestuar në Hawaii pas publikimit të një videoje tronditëse që tregon një sulm brutal ndaj një vajze 21-vjeçare me aftësi të kufizuara.

Ngjarja, e ndodhur në prill, u bë publike vetëm këtë muaj, duke shkaktuar një valë të fortë zemërimi në komunitet dhe duke nxitur reagime të menjëhershme nga banorët, të cilët kërkuan drejtësi në mënyrë të drejtpërdrejtë përmes rrjeteve sociale.

Sipas raportimeve të mediave vendase, vajza, e identifikuar vetëm me emrin Carly, u rrethua dhe u godit brutalisht në kokë nga katër vajzat, ndërsa përpiqej të mbrohej pa sukses.

Zëdhënësi i komunitetit lokal, Michael Kitchens, e cilësoi sulmin si një “sjellje demoniake”, duke nënvizuar se komuniteti ishte thellësisht i tronditur nga pamjet. Ai theksoi se reagimi qytetar ishte i menjëhershëm dhe i koordinuar, me prindër e nxënës që ndihmuan në identifikimin e autorëve.

Pamjet e transmetuara drejtpërdrejt në mediat sociale nga banorët tregojnë turma të mëdha njerëzish që mblidhen jashtë shtëpive të të dyshuarave, duke bërtitur dhe duke kërkuar dorëzimin e tyre. Në një rast ekstrem, një person shihet teksa ngjitet në fasadën e një ndërtese në përpjekje për të arritur te autorët e dhunës.

Autoritetet kanë ndërhyrë për të garantuar rendin dhe kanë bërë thirrje për vetëpërmbajtje, duke theksuar se drejtësia do të ndiqet përmes institucioneve përkatëse.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta