Trump kërcënon Samsung pas Apple: Do të vendosim tarifa prej 25%! Do të trajtohen njësoj

23/05/2025 21:01

Presidenti amerikan Donald Trump ka zgjeruar kërcënimet e tij tregtare, duke paralajmëruar vendosjen e tarifave të reja për telefonat inteligjentë të prodhuar nga gjiganti korean Samsung, pas paralajmërimeve ndaj Apple.

Gjatë një deklarate nga Zyra Ovale, Trump u shpreh se tarifa prej 25% që pritet t’i vendoset Apple do të shtrihet edhe tek prodhues të tjerë kur ajo të hyjë në fuqi. Ai u pyet nëse kjo masë do t’i jepte Samsung një avantazh në tregun amerikan.

“Nëse vendosim tarifa për Apple, ato do të zbatohen edhe për Samsung. Do të trajtohen njësoj,” tha Trump.

Presidenti shtoi gjithashtu se është i gatshëm të vendosë tarifa deri në 50% ndaj Bashkimit Evropian nëse nuk arrihet një marrëveshje tregtare me SHBA-në.

“Nuk jam duke kërkuar marrëveshje. Kemi marrëveshjen, është në 50%,” deklaroi ai, duke lënë të kuptohet se masat do të hyjnë në fuqi nga data 1 qershor.

Këto lëvizje shënojnë një tjetër fazë të tensioneve tregtare që Trump ka ndjekur edhe gjatë mandatit të tij të parë, ku shpesh përdorte tarifat si mjet presioni ndaj partnerëve ndërkombëtarë për të arritur objektivat e tij ekonomikë dhe politikë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta