Situata në Gaza, Netanyahu sulmon liderët perëndimorë: Jeni në anën e gabuar të historisë!

23/05/2025 19:16

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka reaguar me tone të ashpra ndaj liderëve të Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Kanadasë, duke i akuzuar se “po mbështesin mbajtjen në pushtet të Hamasit”.

Deklaratat erdhën pas kritikave të forta që këto vende adresuan ndaj ofensivës izraelite në Rripin e Gazës, të cilën e cilësuan si të “joproporcionuar” dhe me pasoja të rënda humanitare, shkruan BBC.

Po mbroni vrasës masivë, përdhunues, vrasës të foshnjave dhe rrëmbyes. Kur ata ju falënderojnë, jeni në anën e gabuar të drejtësisë, të njerëzimit dhe të historisë,” u shpreh Netanyahu, duke iu drejtuar konkretisht Sir Keir Starmer, Emmanuel Macron dhe Mark Carney.

Deklarata u bë publike vetëm pak ditë pas një sulmi vdekjeprurës ndaj stafit të ambasadës izraelite në Uashington, ku dy persona humbën jetën. Sulmuesi, sipas autoriteteve, bërtiste “Palestina e lirë” gjatë arrestimit dhe dyshohet se kishte lidhje me lëvizje pro-palestineze.

Nga ana tjetër, Britania e Madhe, Franca dhe Kanadaja dënuan vrasjet dhe ritheksuan mbështetjen për sigurinë e Izraelit. Por paralelisht, kërkuan ndalimin e ofensivës ushtarake në Gaza dhe shtuan trysninë ndaj Tel Avivit me paralajmërime për veprime të mëtejshme diplomatike.

Netanyahu i quajti këto deklarata si një përpjekje për të detyruar Izraelin të tërhiqet dhe të lejojë që, siç tha ai, “ushtria e vrasësve të Hamasit të mbijetojë”.

Sipas tij, kritikat ndërkombëtare po keqinterpretohen nga Hamasi si dobësi dhe po i japin grupit armatosur justifikim për të vazhduar luftën.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta