Avancojnë negociatat Rusi-Ukrainë, Moska konfirmon takimin e dytë: Do t’u dorëzojmë një memorandum

23/05/2025 13:43

Një raund i dytë bisedimesh midis Rusisë dhe Ukrainës do të mbahet me siguri, ka deklaruar ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

“Po, të gjithë jemi në favor të bisedimeve, po, do të ketë një raund të dytë. Ukrainasit e kanë konfirmuar. Kjo është një zhvillim pozitiv në vetvete”, shtoi ai. “Po punohet për një memorandum (kërkuar nga Rusia). Nuk mund të them për Ukrainën, por puna jonë ka arritur në një fazë të avancuar dhe sidoqoftë, do t’ua dorëzojmë memorandumin ukrainasve”.

Kryediplomati rus foli gjithashtu edhe për rolin e SHBA-së në bisedimet e paqes.

“Por ne jemi njerëz natyrisht të matur në kuptimin politik, është shumë e rëndësishme të mos dorëzohemi ndaj iluzioneve, është e rëndësishme të jemi realistë, të kuptojmë se shumë herë ka pasur situata kur Shtetet e Bashkuara kanë ndryshuar rrënjësisht pozicionin e tyre (…) ne, natyrisht, e marrim këtë parasysh kur planifikojmë hapat tanë”, tha Lavrov.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta