184 milionë euro para dhe kriptovaluta, drogë, armë/ Europol arreston 270 persona nga disa vende të botës

23/05/2025 22:37

Gjatë një operacioni të gjerë ndërkombëtar të quajtur “RapTor”, Europol dhe autoritetet e shumta ligjore kanë arrestuar 270 individë të përfshirë në rrjete kriminale që operonin në “dark web”.

Ky aksion ka çmontuar rrjete që merreshin me trafikimin e drogës, armëve dhe mallrave të falsifikuara.

Operacioni përfshiu shtete të ndryshme, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku shumica e arrestimeve u realizuan, si dhe vende të tjera si Zvicra, Gjermani dhe Belgjikë.

Gjatë operacionit, janë sekuestruar mbi 2 ton drogë, përfshirë amfetamina, kokainë, ketaminë, opioide dhe kanabis. Janë konfiskuar mbi 180 armë zjarri.

Po ashtu, janë sekuestruar mbi 184 milionë euro në para të gatshme dhe kriptovaluta.

Europol sekuestroi 12 500 produkte të falsifikuara dhe mbi 4 ton duhan të paligjshëm.

270 arrestimet u bënë në:

SHBA: 130

Gjermania: 42

Mbretëria e Bashkuar: 37

Franca: 29

Koreja e Jugut: 19

Austria: 4

Holanda: 4

Brazili: 3

Zvicra: 1

Spanja: 1

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta