“Vdekja e Artan Lames, e rremë”, avokati Genc Gjokutaj: Ndodhet në koma cerebrale, i urojmë rikuperim të shpejtë

22/05/2025 21:58

Avokati Genc Gjokutaj një një postim në profilin e tij zyrtar në Facebook shprehet se ish-kreu i Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale Artan Lame nuk ka ndërruar jetë.

Sipas tij, ai ndodhet në koma cerebrale, në gjendje shumë të rëndë për jetën në Gjermani.

“Lajmi i rremë i vdekjes së z. Artan Lame është një nga gjestet më antihumane dhe antietike i mediave të cilat e kanë shpërndarë sot gjithë ditën!

Pavarësisht se koma cerebrale e konfirmuar është një gjendje shumë e rëndë ajo kurrsesi nuk mund të barazohet me vdekjen!

Vdekja si akt mund të konfirmohet vetëm nga stafi mjekësor përgjegjës për pacientin që ka në ndjekje dhe kujdes!

Ky është një akt i dënueshëm, i papërgjegjshëm, joprofesional dhe një fyerje për vetë z. Lame, familjarët dhe opinionin publik!

Media e vërtetë do të thotë raport i drejtë me të vërtetën!

Zotit Artan Lame i urojmë rikuperimin e shpejtë dhe të plotë shëndetësor me ndihmën e mjekëve dhe Zotit! G”, ka shkruar ai.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta