Ukraina lëshon mbi 30 dronë drejt Moskës gjatë natës, mbyllen disa aeroporte

22/05/2025 11:08

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi sot se mbrojtja ajrore rrëzoi 105 dronë ukrainas mbi rajonet ruse gjatë natës, 35 prej të cilëve po shkonin drejt Moskës, duke çuar në pezullimin e përkohshëm të operacioneve në aeroportet e saj.

Kryetari i bashkisë së kryeqytetit rus, Sergei Sobyanin, kishte folur më herët sot për 23 dronë që u rrëzuan, duke sqaruar në llogarinë e tij në Telegram se shërbimet e emergjencës kanë nxituar në vendet ku kanë rënë mbeturinat.

Nga mesnata e së mërkurës deri në orën 05:30 të mëngjesit të së enjtes (ora lokale), “sistemet e mbrojtjes ajrore shkatërruan dhe interceptuan 105 dronë ukrainas”, 35 prej të cilëve po shkonin drejt Moskës, tha Ministria Ruse e Mbrojtjes.

Pas këtij sulmi, aeroportet qendrore të kryeqytetit rus – Sheremetyevo, Domodedovo dhe Vnukovo – pezulluan përkohësisht operacionet e tyre, theksoi agjencia ruse e mbrojtjes civile Rosaviatsia , duke sqaruar se ato tashmë po operojnë normalisht përsëri.

Të mërkurën e kaluar, 27 dronë u rrëzuan ndërsa po shkonin drejt Moskës, sipas Sobyanin, ndërsa mbrojtja ajrore ruse rrëzoi më shumë se 300 dronë ukrainas në total.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta