
Qeveria e Erdoganit në Turqi ka nisur një fushatë kombëtare kundër obezitetit, me inspektorë që ndalojnë qytetarët në rrugë për t’i peshuar, siç shihet në fotot e postuara në Instagram nga ministria turke e Shëndetësisë.
Zyrtarët e shëndetësisë kanë ndërmarrë veprime në 81 provincat e Turqisë me qëllim që të kontrollojnë të paktën 10 milionë qytetarë deri më 10 korrik.
Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë të Turqisë po ndalojnë qytetarët në sheshe, qendra tregtare, stacione autobusësh dhe parqe për të matur indeksin e masës trupore të tyre.
View this post on Instagram
Siç njoftoi ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Kemal Memisoglu javën e kaluar, “50% e turqve janë mbipeshë”.
“Të jesh mbipeshë do të thotë që je i sëmurë dhe do të jesh i sëmurë në të ardhmen. Fëmijët e vegjël që janë obezë mund ta përballojnë këtë tani sepse janë të vegjël, por teksa rriten, pesha e tyre e tepërt do të shkaktojë probleme ortopedike dhe të zemrës”, tha ministri turk.
Sevgili gençler, sosyal medyada yazdıklarınızı okuyorum.
Çok yaratıcı ve eğlencelisiniz. Ancak fazla kilo konusu ciddi. ?81 ilde eş zamanlı başlattığımız uygulama kapsamında ben de gönüllü olarak vücut kitle indeksimi ölçtürdüm.
Fazla kilolu kişileri Aile Sağlığı… pic.twitter.com/esXXWlBRCz
— Prof. Dr. Kemal Memişoğlu (@drmemisoglu) May 15, 2025
Top Channel