Rrëzohet aeroplani pranë një qendre banimi në SHBA, marrin flakë disa shtëpi e makina

22/05/2025 15:45

Paniku mbërtheu një zonë banimi të San Diegos nga rrëzimi i një aeroplani të vogël në orët e para të së enjtes, duke rezultuar në shpërthimin e zjarreve në rreth 15 shtëpi dhe disa automjete.

Autoritetet evakuuan menjëherë blloqe të tëra ndërtesash, ndërsa dukshmëria ishte pothuajse zero për shkak të mjegullës së dendur, siç raportuan zyrtarët.

“Kemi karburant për avionë kudo. Qëllimi ynë kryesor është të kontrollojmë shtëpitë një nga një dhe të sigurohemi që të gjithë të evakuohen”, tha zëvendësshefi i zjarrfikësve Dan Eddy gjatë një informimi emergjent për median.

Eddy vuri në dukje se pati një “goditje të drejtpërdrejtë në disa shtëpi” në lagjen Murphy Canyon, ndërsa foli për “një fushë të madhe me mbeturina”, pa u ditur ende nëse kishte viktima ose të lënduar. Operacioni i shpëtimit është duke u zhvilluar.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta