Netanyahu tërheq ekipin izraelit që negocion me Hamasin në Katar: Ata nuk i janë përgjigjur propozimit të SHBA-së për pengjet

22/05/2025 15:34

Mediat izraelite raportuan se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka vendosur të tërheqë të gjithë ekipin negociator izraelit nga Katari për shkak të bllokimit të vazhdueshëm në bisedimet indirekte me Hamasin për një armëpushim dhe një marrëveshje për lirimin e pengjeve.

Disa nga këto media cituan një zyrtar izraelit të paidentifikuar të thoshte: “Hamasi nuk iu përgjigj propozimit amerikan që Izraeli e pranoi dhe këmbëngul në refuzimin e tij për të arritur një marrëveshje. Nëse ka një ndryshim dhe Hamasi e pranon propozimin, delegacioni do të shkojë menjëherë kudo që të jetë e nevojshme”.

Të martën, Netanyahu njoftoi se anëtarët e lartë të ekipit negociator po ktheheshin në Izrael pas një jave bisedimesh “intensive” mbi pengjet në Doha, ndërsa disa përfaqësues të nivelit të punës qëndruan në kryeqytetin e Katarit.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta