Një tërmet i fortë me magnitudë 6.1 ballë të shkallës Rihter goditi mëngjesin e së enjtes zonën pranë Neapolis, në prefekturën e Lasithit, duke shkaktuar shqetësim të madh në mesin e banorëve të Kretës dhe përtej saj.

Lëkundjet u ndjenë qartë edhe në rajonin e Atikës, përfshirë Athinën.

Sipas mediave lokale, shumë banorë janë zgjuar të alarmuar, duke dalë jashtë banesave të tyre për siguri. Dëshmitarët raportuan një gjëmim të fuqishëm pas lëkundjeve, ndërsa pamjet filmike tregojnë kabllot elektrike dhe makinat duke u dridhur gjatë tërmetit.

Në disa supermarkete, produkte ranë nga raftet, duke shkaktuar dëme materiale të vogla.
Pasgoditjet nuk kanë munguar – janë regjistruar nëntë lëkundje të tjera, me magnitudë që varion nga 2.5 deri në 3.5 ballë të shkallës Rihter.

Zjarrfikësit në gatishmëri

Shërbimet zjarrfikëse janë në patrullim aktiv për të kontrolluar gjendjen në terren, ndërsa rrëshqitje të vogla dheu janë vërejtur në rrugët provinciale. Në rrugën “25 Gushti” në Heraklion, një pjesë e një ndërtese u shemb pjesërisht, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz.

Bashkitë e Heraklionit dhe Lasithit kanë urdhëruar inspektime në institucionet arsimore, megjithatë nuk është raportuar ndonjë problem serioz. Në një deklaratë zyrtare, Bashkia e Heraklionit njoftoi se të gjitha strukturat e saj janë në gjendje gatishmërie.

Kryetari i Bashkisë së Heraklionit, Alexis Kalokairinos, ka komunikuar me Presidentin e OASP, Prof. Efthymis Lekkas, dhe autoritetet përkatëse për të vlerësuar situatën.

Autoritetet vazhdojnë monitorimin, ndërsa qytetarët këshillohen të ndjekin udhëzimet zyrtare dhe të shmangin zonat me rrezik potencial.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta