EMRI/ Ekzekutimi i 41-vjeçarit, policia identifikon vrasësin e Altin Arapajt
22/05/2025 18:08
Pas dëshmisë së familjarëve të viktimës, është identifikuar autori i vrasës së 41-vjecarit shqiptar Altin Arapaj, sot në Rafina të Athinës.
Sipas burimeve policore, autori i dyshuar është Mikel Selimaj, 46 vjeç nga Vlora, person me precedentë penalë për drogë.
Ka qenë vetë viktima, ai që ka arritur të telefonojë bashkëshorten e tij pas goditjes me armë, duke i thënë se autor ishte Mikel Selimaj.
Trupi i viktimës, Altin Arapaj, po nga Vlora, u gjet pas telefonatës në një vresht në Rafina, i goditur me plumb në faqe. Edhe ai rezulton me precedentë penalë në Greqi për vepra të ndryshme.
Policia greke ka nisur një operacion të gjerë për kapjen e autorit.
Top Channel