Ekzekutimi i shqiptarit në Greqi, zbardhet emri! Viktima me precedentë penalë, gruaja e tij dyshohet se di emrin e autorit  

22/05/2025 16:30

Shqiptari që u ekzekutua ditën e sotme në zonën bregdetare të Rafinës në Athinë, është identifikuari si Altin Arapaj, 41 vjeç.

Ai është ekzekutuar është qëlluar me armë zjarri brenda një vreshti, ku plumbi e ka goditur në faqe.

Ka dyshime se para se pasi është qëlluar, viktima ka arritur të telefonojë gruan e tij dhe i ka thënë emrin e autorit, dhe se i ka thënë ‘më ka qëlluar një mik’.

Altin Arapaj rezulton person me precedentë penalë në Greqi, për vepra të ndryshme penale.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit të vrasjes. Edhe autori dyshohet me precedentë dhe se vrasja ka ndodhur për larje pazaresh.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta