Konsiderohej zv.presidenti më i fuqishëm në historinë e Amerikës, ndërron jetë në moshën 84 vjeçare, Dick Cheney						 04/11 12:36
					
				
								
			Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni foli në telefon me Papën Leonin XIV të martën, gjatë së cilës papa i ri konfirmoi se Vatikani është i gatshëm të presë bisedime paqeje midis Ukrainës dhe Rusisë.
Telefonata pasoi telefonatat e kryeministres italiane me presidentin e SHBA-së, Donald Trump dhe një numër udhëheqësish evropianë.
Kryeministrja italiane falënderoi papën dhe shprehu mirënjohjen e saj të thellë për përpjekjet e tij të vazhdueshme në favor të paqes në botë.
Që në ditët e para të marrjes së detyrës Papa Leoni XIV vetëofroi Vatikanin si vendin ku mund të mbahen negociatat e ardhshme për të arritur paqen me Ukrainës dhe Rusisë.
Top Channel