
Në dosjen që Top Channel disponon ata shfaqen skrupulozë në mbajtjen e llogarive për paratë e fituara nga droga, por edhe parapagesat që dërgoheshin për kokainën që gjatë udhëtimit nga Ekuadori drejt Evropës tregohet e paketuar në përmbi 30 episode të identifikuara nga hetimi italo-shqiptar.
Edhe në operacionin e koduar “Ura” që shkërmoqi grupin ndërkombëtar të radhës, çelësi i zbërthimit të narkotrafikantëve ishin transkriptet e komunikimeve në Sky Ecc, por edhe bashkëpunëtorë të drejtësisë të marrë nga dosja “shpirti” dhe “plumbi i artë”.
Në total antimafia italiane dhe SPAK firmosën 52 fletë arreste, që u aprovuan dhe nga gjykata e posaçme për akuzat e grupit kriminal dhe trafikut ndërkombëtar të drogës, por edhe pastrimit të parave me një total.
Ekipi italo-shqiptar pranoi se edhe kësaj radhe nuk ka munguar dhe asistenca e DEAs në hetime e përfshirë sidomos në hetimet për ngarkesa të mëdha të kokainës që dërgoheshin nga Guajakil.
Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani theksoi se është goditur një nga grupet më të fuqishme
“Hetimet tregojnë se tre grupe transnacionale bashkëpunonin me njëra tjetrën ndërsa ngarkesa tonelata me kokainë ishin bllokuar më herët e së bashku me do edhe tre milionë euro. Në total vlera e transaksioneve të gjurmuara është 4.5 milionë euro”, tha kryeprokurori
“Paratë vinin me autobusë në Shqipëri, veç trafikantëve shfaqen edhe dy oficerë policie dhe një avokat”, u shpreh kryeprokurori i Barit Roberto Rossi.
Për policinë operacioni “Ura” ishte gjithashtu një urë bashkëpunimi me SPAK. SPAK njoftoi se janë sekuestruar edhe apartamente 4 shoqëri tregtare dhe llogari bankare.
Top Channel