
Në një bisedë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky theksoi nevojën për një qëndrim të unifikuar dhe të koordinuar ndaj Rusisë, duke nënvizuar se pa presion ndërkombëtar, nuk mund të ketë paqe.
Presidenti ukrainas tha se e informoi Rutte-n rreth kontakteve të fundit diplomatike me partnerët ndërkombëtarë dhe që pala ukrainase po shqyrton për rifillimin e negociatave me Rusinë me qëllim një armëpushim të mundshëm.
Në të njëjtën kohë, të dy udhëheqësit diskutuan sanksionet kundër Moskës, me Zelenskyn që theksoi se efektiviteti i tyre varet nga koordinimi i rreptë i vendimeve në nivelin e institucioneve dhe qeverive ndërkombëtare.
Biseda përfshiu edhe përgatitjet për takimet e ardhshme të NATO-s, ndërsa presidenti ukrainas deklaroi se ata ranë dakord të qëndrojnë në komunikim të vazhdueshëm për të koordinuar më tej hapat e përbashkët.
Top Channel