
Në zbatim të një letërporosie të autoriteteve belge, në Berat janë ushtruar kontrolle në 4 ambiente, në bashkëpunim me SPAK-un.
Policia gjeti në banesën e një 33-vjeçari, dokumente false, elektroshok dhe fishekë arme gjahu.
Si rezultat i kontrolleve të kryera në 4 ambiente, në bashkëpunim me SPAK-un, me BKH-në dhe me Prokurorinë e Beratit, në zbatim të një letërporosie të autoriteteve belge, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Berat arrestuan në flagrancë shtetasin H. V., 33 vjeç.
Në banesën e këtij shtetasi, në lagjen “28 Nëntori”, u gjetën 1 kartë identiteti dhe 1 leje drejtimi për automjet, të dyshuara false, si dhe 1 elektroshok dhe disa fishekë arme gjahu.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.
Top Channel