
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka dëshmuar në procesin gjyqësor për dosjen e “Sterilizimit”.
Beqaj kërkon pafajësi, teksa shprehet se procedimi ndaj tij nuk duhet të kishte nisur.
Ilir Beqaj: Sa i takon komunikimit publik, kjo nuk është çështja e Sterilizimit, as kontratë e Sterilizimit dhe as koncesion i Sterilizimit. Kjo nuk përmendet as në titullin e kontratës. Sterilizimi është vetëm një nga 6 komponëntet e kontratës. Kjo është çështje e instrumenteve kirurgjikale.
E dyta, i referohen dosjes “Ilir Beqaj dhe të tjerët”. Unë jam i fundit në kërkesën e gjykatës. Pse duhet të thuhet “Ilir Beqaj dhe të tjerët”. Këta të therët i bie sikur janë këtu prej meje. Unë synoj pafajësinë dhe kjo është nominale, jo.
Së treti, e kam për avokatin Maks Haxhia, si drejtues të dhomës së avokatisë. Avokati kryesisht i caktuar nga gjykata për dy javë tha se është i gatshëm për mbrojtjen, pa e lexuar dhe pa më takuar mua ndonjëherë. Unë i kam parë edhe komentet e Haxhiajt për SPAK-un.
Do të doja të informohem nga gjykata, kur ka ardhur avokati kryesisht të njihet me dosjen time?
Vendimi i datës 23.1.25 përmban të dhëna dhe informacione të rreme. Procedimi ndaj meje nuk duhet të kishte nisur, pasi i njëjti fakt penal është hetuar nga Prokuroria e Tiranës dhe ajo prokurori e ka pushuar çështjen.
Në vendimin e gjyqtares paraprake përmendet 15 herë neni i kodit penal, që flet për armëmbajtjen pa leje. Se ç’lidhje kam unë me këtë, nuk e di.
Top Channel